Arkiva e lajmeve
                   

REFUGJATËT JANË SFIDË E MADHE EDHE PËR SERBINË DHE PËR GJERMANINË

19. gusht 2015.

Ambasadori i Gjermanisë në Serbi, Aksel Ditman, ka vizituar Qendrën për Pranim të Emigrantëve në Preshevë, si dhe policët gjerman të cilët sëbashku me policët serb janë të angazhuar në fushën kufitare.

 “Përpos fateve individuale të këtyre njerëzve, ky numër i madh i njerëzve vendos vendet tona në sfida të mëdha, Serbinë dhe Gjermaninë – si vend që ndodhet në rrugën dhe si vend destinacion“, ka thnë Ditman.

Ai ka theksuar se për këtë “është e nevojshme që secili të pranoj pjesë të përgjegjësisë dhe se ngushtë të bashkëpunojmë”, ka thënë ambasadori. “Reforma regullative për azil në Serbi, e cila është gjithashtu pjesë e procesit të ofrimit në Unionit Europian, për shkak situates është bërë çështje urgjente”, ka deklaruar Ditman. Ai ka shtuar se është shumë e nevojshme analiza e cila përgaditet nga Qeveria e Serbisë dhe ka deklaruar se Gjermania dhe UE-ja në mënyrë detale do ta shqyrtojnë këtë analizë, kur të paraqitet.

Në lidhje me problematikën e azilit, ambasadori i Gjermanisë ka përmendur se ende shumë njerëz nga Ballkani perendimor dhe nga vet Serbia, kërkojnë azil në Gjermani. Sipas fjalëve të tij në gjysmën e parë të vitit 2015, më shumë se 10.000 njerëz nga Serbia kanë kërkuar azil në Gjermani. “Është e rëndësishme që qytetarëve të Serbisë nuk i realizohen shpresat e rreme. Gati se nuk kanë mundësi fare të fitojnë azil në Gjermani. Më shumë se 99 përqind të rasteve rrefuzohen dhe njerëzit duhen të kthehen në Serbi në një afat shumë të shkurtë”, ka thënë ambasadori Ditman.

Burimi: Politika dhe Trupi Koordinues