Arkiva e lajmeve
                   

REALIZIMI I PROJEKTIT “TË RINJËT PA KUFIJ”

28. tetor 2015.

Medvegjë – Shoqata e qytetarëve “Libertas”, nga Medvegja, me partnerët nga Lebani dhe Bojniku, realizon projektin të “Të rinjët pa kufij”. Projekti finansohet nga buxheti i Republikës së Serbisë, përkatësisht nga Zyra për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, si pjesë e Programit “Zbatimi i politikave antidiskriminuese në Republikën e Serbisë”.

Qëllimi i projektit është rritja e nivelit të vetëdijes mbi rëndësinë e participimit të të rinjëve në aktivitetet e bashkësisë lokale, informimit, zhvillimit dhe rritja e arsimimit dhe vetëdijes mbi rëndësinë e tolerancës dhe rrespektimit të diversitetit në qëllim të zvogëlimit të diskriminimit.

Me këtë projekt janë planifikuar edhe tri manifestime për qëllim të promovimit të ushqimeve dhe lojrave tradicionale të cilat do të organizohen në bashkëpunim me insitucionet shtetërore dhe shoqëritë kulturo-artistike. Manifestimet kanë qëllim që të prezantojnë dhe mbledhin të rinjët për t’u argëtuar, shoqëruar dhe njohur kulturat e nacionaliteteve të ndryshme. Të rinjët të cilët do të përfshihen në këto aktivete do të kenë mundësi që ta t’i tregojnë lojrat tradicionale lokale, ndërsa amviset me përvoj do të mund t’i paraqesin specialitetet vendore dhe shkëmbejnë përvojat e kuzhinave vendore.

Manifestimi si arsye kryesore e ka njoftimin e destinacioneve turistike të jugut të Serbisë, dhe kështu pritet që të tërheq shumë vizitorë.

Manifestimi është mbajtur në Medvegjë më 11 tetor, ndërsa e dyta dhe e treat do të mbahet në Leban dhe Bojnik gjatë nëntorit.

Burimi: Shoqata e qytetarëve “Libertas” dhe  Trupi Koordinues