Arkiva e lajmeve
                   

RANG LISTA PRELEMINARE PËR NXËNËSIT E TERRITORIT TË KOMUNAVE PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË TË CILËT KANË PARAQITUR LUTJET NË KONKURSIN PËR NDARJEN E BURSAVE PËR NXËNËSIT E SHKOLAVE TË MESME PËR VITIN SHKOLLOR 2019/2020

30. tetor 2019.

Komisioni i Shërbimit të Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme për vitin shkollor 2019/2020, në bazë të proçesverbalit 100 numër 45-00-00001-21/2019-01 të datës 16.10.2019, proçesverbalit 100 numër 45-00-00001-22/2019-01 të datës 17.10.2019, proçesverbalit 100 numër 45-00-00001-23/2019-01 të datës 21.10.2019 dhe mjeteve të disponueshme finansiare shpall rang listën preleminare të nxënësve për marrjen e bursave.

Shkarko dokumenti:

Rang lista preleminare Preshevë 2019 (pdf)

Rang lista preleminare Bujanoc 2019 (pdf)

Rang lista preleminare Medvegjë 2019 (pdf)

Ankesat për rang listën përfundimtare të kandidatëve mund të dorëzohen Shërbimit të Trupit Koordinues në të njejtën mënyrë si lutjet për ndarjen e bursave, më së voni në afat prej 15 ditë nga dita e shpalljes së rang listës preleminare. Kandidatët për ndarjen e bursave kanë të drejtë për ankesë në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të Vendimit mbi përzgjedhjen e bursistëve, në përputhje me nenin 32 dhe 147 të LigJit mbi Procedurën e Përgjithshme Administrative.

Në kontrat duhet të ceken arsyet për dorëzimin e ankesave dhe arsyeshmëria, gjegjësisht së bashku me ankesën duhen të dorëzohet dokumentacioni i duhur dëshmues.

Ankesa e cila është e pa arsyeshme ose nëse me të nuk është dorëzuar dokumentacioni i duhur  nuk do të shqyrtohet. Ankesa e cila nuk dorëzohet me kohë apo e cila është dorëzuar nga ana e personit të paautorizuar do të refuzohet. Komisioni për bursat e nxënësve të shkollave të mesme do të shqyrtojë ankesat dhe të përcaktojë rang listën përfundimtare të kandidatëve.

Rang lista përfundimtare dhe lista e kandidatëve me shembujt e kontratës, Shërbimi i Trupit Koordinues do t`i përpiloj dhe dorëzoj shkollave në afat prej tetë ditësh nga përfundimi i afatit për ankesa të rang listës.

Burimi: Shërbimi i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë