Arkiva e lajmeve
                   

QYTETARËT VLERËSOJNË MË MIRË PUNËN E ADMINISTRATIVE LOKALE

5. shkurt 2018.

Vrajë – Në sallën e vogël të Kuvendit të Qytetit të Vrajës janë prezantuar rezultatet e hulumtimit mbi kënaqshmërin e qytetarëve në jugun dhe jugperendimit të Serbisë me punën e administrative lokale të tyre, të cilat përmes programit zhvillimor të Progresit Europian i kanë përkrahur Unioni Europian dhe Qeveria e Zvicrrës.

Udhëheqësi nacional i programit të Progresit Europian, Marko Vujaçiq, tha se cikli i tretë i njëpasnjëshëm i hulumtimit përmban raportet kryesore të cilat mund të shërbejnë si udhëzime për avansim të mëtutjeshëm të punës së vetqeverisjeve lokale.

Ivo Çoloviq dhe Bojan Kllaçar nga CESID-i kanë prezantuar rezultatet dhe trendet kryesisht pozitive në shumicën e fushave, duke konkluduar që qytetarët për dallim në dy hulumtimet e mërparshme, më mirë vlerësojnë punën e administrimeve lokale.

Në këtë hulumtim kanë marrë pjesë afër 8.500 hulumtues në 34 komunat e jugut dhe jugperendimit të Serbisë, në rajon me më shumë se një milionë banorë.

Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues