Arkiva e lajmeve
                   

QYTETARËT KANË NDËRPRERË SENACËN E KUVENDIT NË MEDVEGJË

14. janar 2015.

Medvegjë – Pas ndërprerjes së dhunshme të seancës së Kuvendit Komunal të Medvegjës, në të cilën për kryetare të komunës nuk është zgjedhur Natasha Filliq, arrijnë akuzat nga dyja anët, ndërsa partia opozitare SNS, përgjëgjësinë për dëmet eventuale i’a adreson pushtetit shtetërore dhe lokale.

„Të gjitha përgjegjësitë për ngjarjet e ardhshme kalojnë në organet kompetente shtetërore dhe bartësve të pushtetit në Medvegjë, sepse opozita e cila udhëhiqet nga SNS-i, më nuk ka mundësi të kontrolloj qasjen e simpatizerëve të saj dhe qytetarëve tjerë, sepse Medvegja duke i’u faleminderuar këtyre njerëzve dhe punës së tyre ka arritur deri te zhdukja”, thuhet në njoftimin e kësaj partie. 

„Populli i Medvegjës kërkon drejtësi dhe të vërtetën rreth gjitha ngjarjeve në komunë përgjat këtyre dhjetë viteve. Populli i Medvegjës kërkon përgjegjësi për gjendjen katastrofike në komunë”, thonë përparimtarët.

Burimi: Juzhne vesti dhe Trupi Koordinues