Arkiva e lajmeve
                   

QYTETARËT E PRESHEVËS TË DIELËN DO TË ZGJEDHIN QEVERISJE TË RE

24. mars 2021.

Preshevë - Qytetarët e komunës së Preshevës do të shkojnë në zgjedhjet e parakohshme lokale të Dielën, 28 mars, në të cilën duhet të zgjedhin 38 këshilltarë për thirrjen e re të parlamentit lokal.

Ata do të zgjedhin një nga shtatë partitë ose koalicionet në votim që aspirojnë të jenë pjesëmarrës në ushtrimin e qeverisjes vendore në katër vitet e ardhshme.

Në fletën e votimit në numrin 1 do të jetë lista Alternativa për Ndryshim (AN), e udhëhequr nga kryetari aktual i komunës, Shqiprim Arifi, një shqiptar që ka punuar në Gjermani për vite me radhë.

Lëvizja për Reformat (LR) e mbron pozicionin numër 2 dhe në krye të listës është profesor Sami Saliu,  i cili u nda nga Partia Demokratike e Shqiptarëve (PDSH) me mbështetësit e tij pesë vjet më parë .

Pozicioni 3 në fletëvotim do të jetë Partia Demokratike e Shqiptarëve (PDSH), e udhëhequr prej vitesh nga Ragmi Mustafa, një njeri që mundi Riza Halimin në 2006, për dy mandate ishte kryetar i komunës më jugore të Serbisë.

Lista e Partisë për Veprim Demokratik (PVD), partia më e fortë në mesin e shqiptarëve të Serbisë së Jugut, do të drejtohet nga Ardita Sinani, e cila ishte kryetare e kuvendit deri në 2017, dhe kryetare për disa muaj në komunë të Preshevës.

Në numrin 5 është lista e Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve (BDSH), kësaj here e udhëhequr nga Naser Aziri, një ish-anëtar i Partisë Demokratike të Shqiptarëve që nga themelimi i saj në 1990.

Nënkryetari aktual i komunës, Armend Aliu, i cili me mbështetësit e tij u shkëput nga Alternativa për Ndryshim e Shqiprim Arifit, do të kryesojë listën e quajtur Alternativa Demokratike e Shqiptarëve, dhe do të jetë në listë nën numrin 6.

Koalicioni i Partive Serbe, i udhëhequr nga Branko Trajković, kryetar i kshillit lokal  të SNS-it, do të jetë në vendin e 7-të të fundit në votim

Si kujtesë, në zgjedhjet e parakohshme në Preshevë, të mbajtura në janar 2018, shumicën e vendeve (15) i fitoi Alternativa për Ndryshim e Shqiprim Arifit, përpara Partisë Demokratike të Shqiptarëve (11) dhe Partisë për Veprim Demokratik (6) .

Në zgjedhjet e fundit, të mbajtura në janar 2018,  në 38 vendëvotim në listat zgjedhore kanë qenë të regjistruar  38.860 votues ndërsa në zgjedhje kanë dalur 47.58 përqind  të regjistruarëve.

Burimi: Vranje njuz dhe Trupi koordinues