Arkiva e lajmeve
                   

QUMSHTORJA E SREMIT BLEN INDUSTRINË E DUHANIT NË BUJANOC

27. mars 2017.

Bujanoc – Sekretari shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë Dragan Stevanoviq ka konstatuar se Qumshtorja e Sremit është e vetmja ofertuese për blerjen e Industrisë së Duhanit në Bujanoc. Drejtori i Qumshtores së Sremit Rade Basta në lidhje me këtë ka deklaruar se planet e IDB-ës janë të mëdha, ndërsa idea është që të niset edhe prodhimi i duhanit në këtë pjesë të Serbisë.

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë Dragan Stevanoviq tha se Administrata për Parandalimin e Larjes së Parave momentalisht është duke verifikuar origjinën e kapitalit të kësaj firme.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Ekonomisë shitet 57,9 % e kapitalit të IDB-ës, sipas çmimit fillestar prej 686.354 euro, çka është një e treat e vlerës së vlerësuar të kapitalit të kompanisë.

Basta thotë se kjo ndërmarrje planifikon që përveç Industrisë së Duhanit në Bujanoc të blej është Industrinë e Duhanit në Lubovijë.

„Kemi kaluar procedurën e kualifikuar dhe i kemi shpallur blerësve. Dëshirojmë që të punësojmë njerëzit, të rrisim prodhimin dhe të përfshijmë linjat e reja të prodhimit. Do të kërkojmë nga shteti lejen për prodhimin e cigareve. Dëshirojmë brendin vendor i cili do të jetë i përshtatshëm për të gjithë”, tha Basta.

Ai shto se në plan është edhe bashkëpunimi me bujqit të cilët nga Industria e Duhanit fitojnë lëndën e parë dhe të prodhojnë duhan.

Burimi: Juzhne Vesti dhe Trupi Koordinues