Arkiva e lajmeve
                   

QEVERIA PËR MBËSHTETJEN E SIPËRMARRËSVE KA NDARË 16,06 MILIARDË DINARË

15. mars 2016.

Beograd – Ministri i ekonomisë, Zhelko Sertiq, ka deklaruar se Qeveria e Serbisë beson se ekonomia e vendit duhet të zhvillohet ashtu që në fokus të jenë sipërmarrësit dhe për mbështetjen e ndërmarrësve ka ndarë 16,06 miliardë dinarë.

„Nga kjo shifër, 4,4 miliardë janë mjete të pakthyeshme”, ka deklaruar Sertiq.

Ai ka thënë se 11,38 miliardë dinarë do të ndahen për kredi dhe garancione.

„Fillojmë me 33 programe të ndihmave, të cilat në mbrendi kanë pikpamje të ndryshme të aktiviteve financiare dhe jofinanciare“, ka thënë Sertiq, duke shtuar se për gjitha këto në mënyrë të detajuar është sqaruar në portalin godinapreduzetnistva.rs . 

Viti i sipërmarrësisë do të bazohet në tri shtylla kryesore – avansimin e rrethit biznesor, përkrahjes direkte dhe zhvillimit të shpirtit sipërmarrësor.

 „Të gjitha këto tri shtylla janë shumë të rëndësishme në mënyrë që ky vit të jetë vit i suksesshëm“, ka thënë Sertiq.

„Sipërmarrësia është liri, por edhe përgjegjësi“, ka thënë Sertiq, duke shtuar se beson që Serbia në të ardhmen mund të jet vend i ndërmarrësisë.  

„Duhet që ambienti të jet i mirë dhe kualitativ, ndërsa ajo që është e rëndësishme është që këtë proces ta vazhdojmë dhe avansojmë“, ka thënë Sertiq, duke shtuar se në këtë vit, si mënyrë për përkrahjen e ndërmarrësisë do të ndryshohen 40 ligje, si dhe strategji dhe rregullore.

Sertiq ka thënë se 99 përqind e të gjitha ndërmarrjeve në UE, bien në sektorin e kompanive të mesme dhe të vogla dhe të cilat gjenerojnë 85 përqind e të gjitha vendeve të punës.

Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues