Arkiva e lajmeve
                   

QEVERIA E REPUBLIKËS SË SERBISË KA PARALAJMRUAR HULUMTIME TË REJA NË PLAÇKOVICË

19. tetor 2017.

Beograd – “Qeveria e Republikës së Serbisë është e gatshme që të ndihmoj në formimin e laboratorisë nacionale për testimin e pasojave të bombardimeve me uranium të varfëruar gjatë luftës së vitit 1999”, tha Goran Trivan, ministri për mbrojtje të mjedisit jetësor.

Ai në emisionin “Upitnik” në RTS deklaroi se NATO ka përdorur uraniumin e varfëruar në katër lokacione në territorin e Vrajës, Preshevës dhe Bujanocit, “në të cilat është kryer dekontaminimi i tërësishëm”.

 „Qeveria e Republikës së Serbisë është e gatshme që të ndihmoj testimin e bombardimeve në territorin e Vrajës, Bujanoci dhe Preshevës, jo vetëm me formimin e laboratorit nacional, por edhe me masat tjera konkrete”, tha Trivan. 

Sipas fjalëve të tij, Ministria për Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor ka dërguar shkresë mbi testimin e pasojave të bombardimit me uranium të varfëruar kryetarit dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë.

Përveç në territorin e jugut të Serbisë, NATO-ja gjatë bombardimit në vitin 1999, ka përdorur uranium të varfëruar dhe në dhjetë lokacione në Kosovë e Metohi.

Burimi: Vrajske dhe Trupi Koordinues