Arkiva e lajmeve
                   

QEVERIA E REPUBLIKËS SË SERBISË KA MIRATUAR MASAT PËR INKURAJIMIN E LINDJES

22. mars 2018.

Beograd – Qeveria e Republikës së Serbisë ka miratuar masat e inkurajimit të lindjes. “Ne nuk kemi fëmijë, kjo për vendin tonë është problem kyç”, tha kryetari i Republikës së Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili ka paralajmruar se Serbia në periudhën e ardhshme do të filloj ta zbatoj masat e ndryshme për inkurajimin e lindjeve. Ai shtoi se nëse problemin e natalitetit nuk e shtjellojnë menjëherë, do ta humbim vendin, ndërsa për këtë nuk kemi të drejtë, sepse detyra jonë është që të kujdesemi për atdheun në të ardhmen”.

Siç theksoi ai, Qeveria e Republikës së Serbisë ka miratuar masat për inkurajimin e lindjeve, ndërsa ai ka formuar Këshillin i cili do të merret me këtë problematikë. Për fëmijën e parë nënat do të marrin shumën e njëhershme prej 100.000 dinarëve. Për fëmijën e dytë 10.000 në muaj, edhe atë për 24 muaj rradhazi. Nëna e cila lind fëmijën e tretë do të ketë 12.000 dinarë në muaj gjatë dhjetë viteve, ndërsa për fëmijën e katërt për këtë periudh ndihma do të jetë gjithsej 18.000 dinarë.

„Shteti do të siguroj në secilin muaj që nënat në llogari të marrin këtë shumë“, tha Vuçiq, duke shtuar se këto masa do të fillojnë që të zbatohen nga 1 korriku, ndërsa do të vlejnë nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues