Arkiva e lajmeve
                   

QEVERIA E REPUBLIKËS SË SERBISË KA DHËNË REKOMANDIME SE SI TË SHFRYTËZOHET PUSHIMI VJETOR PËR VITIN 2019

23. prill 2020.

Beograd- Qeveria e Republikës së Serbisë, me propozimin e Ministrisë  së  Punës, Punësimit, Veteranëve dhe çështjeve Sociale nxori një konkluzion duke rekomanduar që punonjësit që kryejnë punën e tyre të përditshme gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, por nga shtëpia ose në distancë të përdorin pjesën e mbetur të pushimit vjetor për vitin 2019 në përputhje me ligjin, deri në 30 qershor 2020.

Rekomandohet gjithashtu që punëdhënësit, të cilët nuk janë në gjendje të organizojnë procesin e punës në gjendje të jashtëzakonshme dhe i kanë dërguar punonjësit e tyre në mungesë të punës t’i japin përparësi përdorimit të pushimit vjetor, ka deklaruar Ministria e punës, punësimit, veteranëve dhe cështjeve sociale.

Për këtë qëllim, punëdhënësit mund të lejojnë përdorimin e pjesës së mbetur të pushimit vjetor për vitin 2019, deri më 31 dhjetor 2020 për të punësuarit të cilët gjatë gjendjes së jashtëzakonshme rregullisht kryejnë punën në vendin e punës.

"Ne duam t'u mundësojmë qytetarëve tanë në çdo mënyrë për të mbajtur vendet e punës edhe gjatë një gjendje të jashtëzakonshme, por në të njëjtën kohë mendojmë edhe për punëdhënësit të cilët në këtë situate nuk e kan lehtë . Prandaj, përmes mënyrave të ndryshme dhe me të gjitha masat e reja që sjellim ne do të përpiqemi të ndihmojmë të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë. Serbia, në radhë të parë, shëndetin, sigurinë e tyre por edhe mundësinë për të ushtruar të gjitha të drejtat që u takojnë atyre ", tha ministri Zoran Gjorgjeviq.

Burimi: RTS, Blic dhe Trupi Koordinues