Arkiva e lajmeve
                   

QËNDRIMI I NXËNËSVE TË BUJANOCIT NË FSHATIN E FËMIJËVE NË ZVICËR - PJESËMARRJA NË PROGRAMIN E KËMBIMIT NDËRKULTUROR

7. maj 2018.

Bujanoc-Në kuadër të projektit “Qyteti ynë, shkollat tona”, të cilin po e realizon Shërbimi i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në partneritet me organizatën “Grupi 484” dhe në përkrahje të Fondacionit për fëmijë, 40 nxënës, sot kanë udhëtuar drejt fshatit të fëmijë Trogen i cili ndodhet në Zvicërr.

Nxënësit nga 6 shkollat e territorit të Komunës së Bujaniocut, të cilët do të kenë mundësi që nga 8 maj, deri më 24 maj, të marrin pjesë në programin e interkulturalizmit me fëmijet zvicërran të të njejtës moshë.

Temat për të cilët do të elaborohen janë atë të arsimimit interkultural, botëkuptimet e ndryshme, të drejtat e fëmijëve në kuadër të arsimimit të tyre në përputhshmëri me UNESCO-n: Të mësojnë për të ditur, të mësojmë për të punuar, të mësojmë të jetojmë së bashku me të tjerët, të mësojmë për të qenë person i ngritur.

Shkollat nga të cilat  nxënësit do të qëndrojnë në Zvicër janë:

1. Shkolla e mesme “Sezai Surroi”

2. Shkolla e mesme “Sveti Sava”

3. Shkolla fillore “Naim Frasheri”

4. Shkolla fillore “Branko Radiçeviç”

5. Shkolla fillore “Ali Bektashi”

6. Shkolla fillore “Vuk Karaxhiq

Burimi: Trupi Koordinues