Arkiva e lajmeve
                   

PUNIMET NË RRUGËN MEDVEGJË - LEBAN

25. prill 2016.

Medvegjë – Në vazhdë janë punimet në rekonstruktuimin e pjesëve të rrugës magjistrale në mes Medvegjës dhe Lebanit. Momentalisht punimet zhvillohen në njërën ndër pjesët më kritike të magjistrales, e cila qarkullon prej Cërni Vërhut deri në Leban. Punimet kanë filluar para disa ditëve, ndërsa dje është vendusor shtresa e parë e asfalltit.  

Me këtë është realizuar premtimi i vitit të kaluar i kryetarit të komunës së Medvegjës Nebojsha Arsiq, si njëri ndër prioritetet e komunës për këtë vit të rekonstruktuimit të rrugës magjistrale Medvegjë – Leban. Punimet financohen nga “Putevi Srbija”, ndërsa realizuese e punimeve është “PZP Vranje Trade”.

Punimet dje i vizitoi kryetari i komunës së Medvegjës, i cili theksoi se rekonstruktuimi i pjesës së rrugës magjistrale Medvegjë – Leban është ngjarje e rëndësishme për Medvegjën, sepse pa rrugë të mirë nuk ka as zhvillim ekonomik.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues