Arkiva e lajmeve
                   

PUNËTORITË PËR TË RINJËT DHE RRETH TË RINJËVE NË BUJANOC DHE VRANJË

7. nëntor 2014.

Bujanoc – Në kuadër të projektit “Kryesimi i Serbisë në OSBE për vitin 2015 dhe roli i të rinjëve”, të cilin e realizon “Organizata kulmore e të rinjëve të Serbisë” (KOMS), me 4 dhe 5 nëntor janë mbajtur punëtorit me të rinjët në Zyrën për të Rinjët në Bujanoc dhe në hapësirat e shoqatës “Generator” në Vranjë. Qëllimi i punëtorive ka qenë që të rinjët të njoftohen me punën e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Europian (OSBE), sfidat e lidhura me sigurinë e të rinjëve, me kryesimin e Serbisë në OSBE për vitin 2015 dhe të vërtetohet roli i të rinjëve në aspektin e temave të përmendura.

Pjesëmarrësit  e punëtorive janë informuar rreth punës së OSBE-së, misionit të OSBE-së dhe prioriteteve të kryesisë së Serbisë në OSBE. Kanë pasur mundësi të bisedojnë rreth sigurisë së rinjëve, sfidat e caktuara të prioriteve në këtë fushë dhe të propozohen mënyrat për të kapërcyer ato.

Punëtoritë për temat e caktuara do të mbahen në tërë Serbinë, ndërsa “Organizata kulmore e të rinjëve të Serbisë”, gjatë kryesimit të Serbisë në OSBE, rekomandimet për përmirësimin e sigurisë do t’i dërgohen institucioneve.
Zvicrra dhe Serbia përgjat kryesimit në OSBE, lartë kanë pozicionuar sigurinë e të rinjëve në planet e tyre të punës dhe kanë vërtetuar miratimin e Planit Aksionar për të rinjët në Serbi për vitin e ardhshëm.

“Organizata kulmore e të rinjëve të Serbisë” (KOMS) është trup përfaqësuese më i lartë i pavarur në Serbi, punë  e të cilit është përfaqësimi i interesave të të rinjëve duke zhvilluar mardhëniet partnere me shtetin dhe me bashkëpunimin ndërkombëtar dhe në mes sektorëve, si dhe të rrisë pjesëmarrjen active të të rinjëve në projekte. KOMS ka 81 organizata të rinjëve në territorin e Serbisë dhe është anëtare e Forumit Europian të të Rinjëve. 

Këtë projekt e finanson Ministria e Rinisë dhe Sportit e Republikës së Serbisë dhe Misioni i OSBE-së në Serbi.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues