Arkiva e lajmeve
                   

PUNËTORËT E RTV BUJANOC - IT NË PENGIMIN E PRIVATIZIMIT DHE SHUARJEN E KËSAJ SHTËPIE MEDIATIKE

4. maj 2015.

Bujanoc – Të punësuarit në Radio Televizionin e Bujanocit, anëtarët e Sindikatës së Gazetarëve (SINOS), kanë dërguar letër të hapur kryetarit të Serbisë, kryetarit të Qeverisë, kryeparlamentares, kryetarëve të grupeve parlamentare, Ministrisë së Kulturës dhe Informimit, Trupit Koordinues, kryetarit të komunës së Bujanocit dhe Misionit të OSBE-së në Serbi, me të cilën letër i ftojnë që të parandalojnë privatazimin dhe shuarjen e shtëpisë së tyre mediatike. Këtë apel e kanë i`a kanë dërguar edhe Gjykatës Kushtetuese, prej të cilës kërkojnë që urgjentisht të deklarohen rreth kushtetueshmërisë së ligjeve për media.

Apelin e kanë nënshkruar të punësuarit e të tri nacionaliteteve të cilët jetojnë në këtë qytet, ai shqiptar, rom dhe serb, ndërsa në të në mes tjerash thuhet:

„Ne, poshtë nënshkruesit apelojmë që në përputhje funskionin të cilin e ushtroni, të mos lejoni shuarjen e Radio Televisionit të Bujanocit dhe t`i ndaloni pasojat të cilat dalin nga kjo procedurë. Radio Televizioni i Bujanocit profesionalisht ushtron funskionin e vet kushtetues dhe ligjor – me kohë dhe në mënyrë të tërësishme njofton qytetarët rreth gjithave çështjeve të rëndësisë jetësore në këtë mjedisë. Me miratimin e setit të ri të ligjeve për media, vetqeverisja lokale duhet të tërhiqet nga mediat deri më 1 korrik, ndërsa këshillave nacional i`u është lejuar të themelojnë media. Në këtë mënyrë do të shuhet RTV Bujanoi, i cili emiton program në gjuhën shqipe, serbe dhe rome, ndërsa i`u ipet mundësi që Këshilli Nacional i Shqiptarëve të hap televizionin e vet.

Ne, të punësuarit në këtë shtëpi mediatike, me mbështetjen e udhëheqësisë së komunës, nuk dëshirojmë  dhe nuk lejojmë që të n`a ndani në bazë nacionale. Kërkojmë na Ju, që rregulloret e ligjit të përshtatni me Kushtetutën e Serbisë, ku në paragrafin 50, thuhet se që gjithkush në Serbi mund të themelojë media.

Ju jeni të vetmit në këtë moment, që me vendimin tuaj mund t`i parandaloni pasojat e mëdha të cilat do të dalin pas privatizimit të shtëpisë sonë mediatike.

Vendimi i vonuar i Gjykatës Kushtetuese nuk mund t`i përmirësojë pasojat e pakthyeshme të cilat mund të bëhen“.

Burimi: Danas dhe Trupi Koordinues