Arkiva e lajmeve
                   

PUNËSIMI I PUNËTORËVE TË RINJ PËR LEGALIZIMIN E OBJEKTEVE

17. janar 2017.

Beograd – Ministria e Ndërtimtarisë, Komunikacionit dhe Infrastrukturës ka paralajmruar se gjatë janarit në 130 qytete dhe komuna në Serbi do të punësoj 889 punëtorë të rinj të cilët do të angazhohen në implementimin më të shpejtë të Ligjit mbi Legalizimin e Objekteve.

Nw Ministri kumtohet se kjo është rreth 85 përqind nga gjithsej 1.046 juristëve, arkitekteve dhe inxhinjerëve të cilët do të  punësohen në punët e legalizimeve. Detyra e parë e komunave do të jetë që me rritjen e numrit të punësuarve, në një afat sa më të shkurtë ta përfundojnë regjistrimin e objekteve ndërtimore ilegale.

Ministria ka rekomanduar vetqeverisjet lokale që përparësi për punësim kanë të punësuarit nga evidenca e Shërbimit Nacional për Punësim. Ministria për secilën komunë ka caktuar kuotën se sa vendime do të duhen të sillen në nivelin javor dhe mujor dhe do të kontrollohen rezultatet e tyre në aspektin e numrit të objekteve të regjistruara dhe vendimeve të miratuara. 

Siç është kumtuar, punëtorët e rinj do të angazhohen kryesisht në pajtushmëri me Komisionin e Qeverisë për punësime të reja dhe angazhim plotësues i punës tek shfrytëzuesit e mjeteve publike.

Vetqeverisjet lokale me zbatimin e shpejtë të legalizimeve do të rrisin në mënyrë të konsiderueshme të ardhurat, sepse vetëm nga taksa për legalizim do të fitohen 8,4 miliardë dinarë, apo 6,5 herë më shumë nga harxhimet e pagave të punëtorëve shtesë, të cilët do t`i paguajnë nga buxhetet e tyre. 

Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues