Arkiva e lajmeve
                   

PUNËSIM PËRFITUAN 6 MJEK TË RINJ

20. dhjetor 2022.

Bujanoc-Beograd- Shtëpia shëndetësore e Bujanocit ka  punësuar gjashtë mjekë në baza të përhershme - një gjinekolog dhe pesë mjekë të përgjithshëm. Ata do të punojnë në Shërbimin e urgjencës dhe Mjekësinë e përgjithshme.

Sipas drejtoreshës së Shtëpisë së shëndetësisë, doktoresha Daliborka Pavloviq, bëhet fjalë për mjekë të rinj nga Bujanoci, përveç gjinekologut që është nga Presheva.

Në mesin e të punësuarve ka pjesëtarë të komunitetit serb dhe shqiptar.

“Sot Qendra Shëndetësore është më e pasur për gjashtë mjekë”. Jam shumë i gëzuar, kjo është një ditë vërtet e madhe, kjo është e ardhmja e Qendrës shëndetësore dhe kurora në vitin 2022”, thotë drejtoresha.

Ajo konfirmoi se disa nga mjekët tashmë punonin në institucion, por tani kanë marrë kontrata pune për një kohë të pacaktuar.

“Shpresojmë se në një të ardhme të afërt do ta plotësojnë edhe kërkesën për punësimin e personelit të mesëm”, thotë Dr. Pavloviq.

Burimi: Bujanovacke, Shërbimi i Trupit koordinues