Arkiva e lajmeve
                   

PUNË PËR 500 USHTARË NË 19 QYTETE

31. janar 2017.

Beograd, Bujanoc, Vrajë – Me rastin e pranimit të edhe 500 ushtarëve profesional në Ushtrinë e Serbisë, Ministria e Mbrojtjes ka caktuar vendet për shërbimin dhe adresat e postave ushtarake në 19 qytete në të cilat kandidatët mund të paraqesin paraqitjet e tyre. 

Ushtarët e ardhshëm profesional mund të paraqiten për më shumë drejtime dhe specializime në garnizonet në Bujanoc, Vrajë, Baçka Topollë, Beograd, Zajeçar, Zrenjanin, Kovin, Kralevë, Kurshumli, Nish, Novi Pazar, Novi Sad, Obrenovcë, Pançevë, Pozhegë, Prokuple, Rashkë, Sombor dhe Mitrovicë të Sremit.

Paraqitjet dorëzohen të premten, 13 shkurt deri në ora 9, ndërsa për të gjitha informacionet rreth postave ushtarake në të cilat dorëzohen paraqitjet, mënyrën e aplikimit, si edhe selekstimin për kanidatët e interesuar, mund të gjenden në ueb faqen e Ministrisë së Mbrojtjes (www.mod.gov.rs).

Për plotësimin e vendeve të reaj mund të paraqiten shtetasit e Serbisë të cilët në mënyrë vullnetare e kanë kryer shërbimin ushtarak me armë, dhe të cilët janë më të rinj se 30 vjeç.

Me kandidatët më të mirë do të nënshkruhet kontratë mbi punë për kohë të pacaktuar dhe do të pranohen në shërbimin profesional ushtarak për gjashtë muaj, me mundësinë e zgjatjes së kontratës në periudh prej tri viteve dhe rinovimin e kontratës deri në moshën 40 vjeçare.

Burimi: Beta dhe Trupi Koordinues