Arkiva e lajmeve
                   

PROMOVIMI I MONOGRAFISË SË BEKIM FEHMIUT NË BUJANOC

22. nëntor 2016.

Bujanoc – Gazetari, publicist dhe përkthyesi Fahri Musliu ka promovuar në Bujanoc monografinë “Bekim Fehmiu – Odiseu i Kosovës”.

Monografia përmban tetë kapituj dhe fillon me kapitullin “Vetëvrasja si akt personal”. Libra përmban edhe shumë intervista të cilat Fehmiu i ka dhënë gjatë jetës.

Bekim Fehmiu famën botërore e ka arritur me rolin Belog Bore në filmin e Sashe Petroviqit “Mbledhësit e pendlave”, i cili në vitin 1967 në Kanë ka fituar Palmën e Artë.

Kritikët e artit të shtatë rreth Bekim Fehmiut kanë folur se i vetmi artist i Europës lindore i cili ka larguar kufitjë dhe ka inçizuar në perendim “duke depërtuar perden e hekurt deri në ardhjen e Gorbaçovit dhe rënies së Murit të Berlinit. "

Ka aktruar në gjuhë shqipe, serbo-kroate, maqedone, rome, turke, spanjolle, angleze, fringe dhe italiane. Por gjithmonë është kthyer këtu.

Kujtimet në të cilat përshkruhet jeta nga lindja në Sarajevë në vitin 1936, përmes jetës në Kosovë deri në vitin 1956, më pastaj fillimi i punës së Teatrin e Prishtinës ka përfunduar më vitin 1985, por ka pritur deri në vitin 2001 që t`i publikoj në librin “E shkëlqyer dhe e tmerrshme”, të cilën e ka botuar “Samizdat B92”.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues