Arkiva e lajmeve
                   

PROJKETI “TEJKALIMI I BARRIERAVE PERMES MIGRANTEVE DHE TE RINJEVE LOKAL” ME SUKSES ESHTE REALIZUAR

9. dhjetor 2021.

Shoqata kulturore “Dituria” gjatë ditës së sotme ka mbajtur aktivitetin e fundit dhe përmbyllës në kuadër të projektit “Tejkalimi i barrierave përmes migrantëve dhe të rinjëve lokal” që u financua nga Organizata Ndërkombëtare për Migracion.

Duke pasur parasysh pamundësinë e komunikimit, socializimit në mes migrantëve e posaqërisht të rinjëve migrant me të rinjtë lokal nga Komuna e Preshevës dhe Bujanocit, shpresojmë që përmes aktiviteteve të ndryshme që Shoqata Kulturore “Dituria” ka organizuar në kuadër të këtij projekti të ketë arritur të krijojë ura të forta komunikimi mes tyre, e ajo që është më e rëndësishme të ketë arritur të i luftojë paragjykimet e shumta që bëhen nga të rinjtë tanë kundrejt migrantëve dhe anasjelltas, ka thene Blerim Iseni, kryetar i shoqates Dituria.

Të pranishëm në këtë organizim ishin bashkpuntorë të shumtë që kontribuan si, përfaqësues të Organizatës Ndërkombëtare për Migracion (IOM), përfaqësues të Komisariatit për Migracion dhe Refugjat, UNHCR dhe INDIGO, përfaqësues të Qendrës për Punë Sociale në Komunën e Preshevës, drejtori të shkollave, të rinjtë lokal dhe migrant. 

Shoqata Kulturore “Dituria” ndau mirënjohje për të gjithë bashkpuntorët dhe çertifikata për të rinjtë lokal dhe ata migrantë të cilët  u angazhuan maksimalisht gjatë implementimit të aktiviteteve që ishin në kuadër të këtij projekti. 

Për ta përmbyllur vargun e aktiviteteve të organizuara në kuadër të këtij projekti, të rinjtë migrant nga Afganastani kënduan hymin e tyre, ndërsa të rinjtë nga Komuna e Preshevës dhe Bujanocit prezantuan një shfaqje për të rinjë me qëllim të ndërgjegjësimit të komunitetit lokal në lidhje me peripecitë, vështirësit dhe sfidat e ndryshme që migrantët kanë kaluar gjatë rrugëtimit të tyre dhe si kanë ndikuar të gjitha këto në vazhdimësinë e jetës së tyre.