Arkiva e lajmeve
                   

PROJEKTI NË MBËSHTETJE TË ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHMËRISË LOKALE NËPËRMJET REDUKTIMIT TË VARFËRISË DHE FUQIZIMIN E EKONOMISË

4. qershor 2013.

Projekti për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshmërisë lokale nëpërmjet reduktimit të varfërisë dhe fuqizimin ekonomik,vlera e të cilit është 1.743.400.00 euro,të financuara nga Qeveria Gjermane për qytete dhe komuna të caktuara në periudhë kohorë prej mars 2012 deri ne dhjetor te vitit 2013.

Projekti implementohet  në Bujanoc, Preshevë, Vranjë, Leskovc, ​​Bella Pallank, Kralev, Meroshin, Nish, Novi Pazar, Pirot, Priboj, Prijepol, Smederev, Svrlig dhe Tutin. Projekti implementohet nga organizata humanitare joqeveritare gjermane “HELP” në bashkëpunim me "EDEAS" nga Bujanoci dhe "INTEGRA"- Qendra Shërbimi Këshillimor për zhvillimin e ndërmarrësisë  nga Kraleva.
 

Programi është i bazuar në mbështetjen arsimore dhe ekonomike për zhvillimin lokal ne jug te Serbise dhe në Sanxhak.Komponentat e programit do të çojnë direkt në krijimin e vendeve të punës, të cilat duhet te jeni se paku 500, si edhe për përmirësimin e jetës sociale, kulturore dhe profesionale. Rezultatet e pritura të programit përfshijnë  mjete të pakthyeshme për  sipërmarrësit duke siguruar paktën 500 grante trajnime profesionale, nga të cilat nuk duhet të jetë të paktën 450 të biznesit dhe 375 profesionale, zhvillimin e katër kooperativave dhe aktiviteteve të tjera të rrjeteve , të tilla si udhëtime studimore, vizitave dhe pjesëmarrja në panaire.

Projekti ka për qëllim të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm në Serbi me një fokus në fuqizimin e strukturave ekonomike në qytetet dhe komunat e lartw përmendura.

Burimi:Organizata humanitare joqeveritare Gjermane ,,HELP’’