Arkiva e lajmeve
                   

PROJEKTI MULTIETNIK ,,TI DHE UNË JEMI NE’’ NË VOJVODINË

25. shkurt 2010.

NOVI SAD Çfaqja multietnike ,,Ti dhe Unë jemi Ne’’, projekt në të cilin marrin pjesë nxënësit e shkollave të mesme, Shqipëtarë, Serbë dhe Romë nga Bujanoci dhe Presheva, nga 25 shkurti deri më 2 marsë do të aktrojnë me çfaqjen e tyre në Zrenjanin, Kikindë, Sombor, Shid dhe Sremska Mitrovicë. Çfaqja është si rezultat i projektit edukativo-artistik të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, e cilja fekonduesve të tyre përmes lojës dhe shoqërimit u ka dhënë mundësinë e avansimit të tolerancës ndaj kulturave tjera. Të rinjët Shqipëtarë, Serbë dhe Romë në çfaqjen ,,Ti dhe Unë jemi Ne’’ në gjuhën e tyre amtare dhe në gjuhën angleze, paraqesin jetën e tyre të përditshme në Serbinë jugore. Projekti është paramenduar që nxënësve të shkollave të mesme të cilët kanë kaluar punëtorinë, përpos fitimit të arsimit teatral, t’u ipet mundësia se si duhet të bashkëjetohet dhe mësohet së bashku me grupet e tjera etnike.

 

Me rastin vizitës së çfaqjes ,,Ti dhe Unë jemi Ne’’ në Vojvodinë, kryetari Qeverisë së KA të Vojvodinës, dr Bojan Pajtiq dhe kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ministri Milan Markoviq kanë mbajtur një konferencë me gazetarë në Qeverinë e Vojvodinës. Në konferencën për media, kryetari Pajtiq së pari i falënderoi kryetarët e komunave të Kikindës, Shidit, Sremska Mitrovicës si dhe zëvendëskryetarët e komunave të Zrenjaninit dhe Somborit të cilët e kanë përkrahur këtë projekt në të cilin është kyqur edhe Qeveria e Vojvodinës duke theksuar: ,,Vojvodina është një regjion me gjashtë gjuhë zyrtare në të cilën bashkëjetesa sipas raporteve të organizatave ndërkombëtare, ka arritur nivelin më të lartë. Me këtë rast, kemi parë të arsyeshme që t’u japim ndihmë logjistike Trupit koordinues, sepse në Serbinë jugore- Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë ka pasur konflikte të armatosura, plagat janë ende të fraskëta dhe ajo që është e domosdoshme është që rininë ta bindim se shovinizmi, urrejtja etnike dhe mosmarrëveshjet janë si rezultat i mosnjohjes së njëri tjetrit’’.

Kryetari Pajtiq deklaroi se Qeveria e Vojvodinës e përkrahë me kënaqësi të madhe këtë projekt i cili në Vojvodinë do të ketë rëndësi të madhe në shoqërimin dhe afrimin e rinisë nga Serbia jugore me moshatarët e tyre në Vojvodinë ku në pesë ditët e ardhshme do të aktrojnë në Srem, Banatë dhe Baçkë. Kryetari i Qeverisë së Vojvodinës theksoi se ky është fillimi i një bashkëpunimi të shkëlqyeshëm me mundësi që në periudhat e ardhshme të realizojmë projetke me karakter multigjuhësorë dhe multikulturorë nga Vojvodina dhe Serbia jugore.

,,Në këtë mënyrë do të paraqesim se qka është bërë këtu dhe mënyra se si kemi arritur që në Vojvodinë të kemi një jetë të përbashkët të të gjitha nacionaliteteve’’ theksoi kryetari Pajtiq.

Kryetari i Trupit Koordinues, ministër i pushtetit lokal dhe i vetëqeverisjes lokale pranë Qeverisë së Republikës së Serbisë, Milan Markoviq, theksoi se Trupi Koordinues në disa vitet e kaluara ka investuar energji të rëndësishme, që të rinjëve në Serbinë jugore tu tregojë se ajo që ne tash po mundohemi ta bëjmë në atë regjion, në Vojvodinë është bërë që moti si psh kur është fjala për mënyrën e jetesës, kuptueshmërisë dhe respekti i cili mbretëron në Vojvodinë.

,,Ideja primare është që të rinjët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë nuk duhet të jenë peng e së kaluarës por të ndërtojnë ardhmërinë më perspektive se sa që ka qenë në dekadën e fundit. Përvojat e Vojvodinës do të jenë të vlefshme dhe ato barten, ndërsa Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë planifikon bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë e KA të Vojvodinës’’, potencoi Markoviq.

Kryetarët e komunave të Vojvodinës dhe zëvendësit e tyre, të cilët kanë marrë pjesë në konferencën e sotme për media në Qeverinë e KA të Vojvodinës, kanë shprehur kënaqësinë e tyre që do të jenë nikoqir i këtyre të rinjëve dhe paralajmëruan prezentimin e tyre me moshatarët ku do të qëndrojnë.

Regjisori i çfaqjes Aleksandar Laziq dhe një pjesë e aktorëve, thanë se në këtë çfaqje ku edhe janë autorë të tekstit, me punë të përbashkët kanë arritur t’i shmangin pengesat që i kishin më parë.

Çfaqja ka pasur një sukses të madh në Bujanoc dhe Beograd ku është çfaqur në dhjetorë të vitit të kaluar. Në Vojvodinë do të ketë çfaqjen e sajë në këto qytete: në Kikindë (25 shkurt), Zrenjanin (26 shkurt), Sramska Mitrovicë (27 shkurtë), Shid (28 shkurtë) dhe Sombor (më 2 mars).

Këta të rinjë do të qëndrojnë edhe në Slloveni nga edhe kanë marrë ftesë. Çfaqja më 19 maj do ta hapë Vokov Saborin e 39 me radhë në Tërshiq.