Arkiva e lajmeve
                   

PROJEKTI “ME DITURI DERI TEK PUNA”(E2E)

23. prill 2020.

Ekipi për përfshirje sociale dhe zvogëlimin e varfërisë i Qeverisë së Republikës së Serbisëka përgatitur një video që prezanton modele inovative të zhvilluara nën programin “Me dituri deri tek puna” për të rritur punësimin e të rinjve në Serbi. Video paraqet mënyra me të cilat qasjet inovative, individualizimi i masave të përshtatura për nevojat e të rinjve dhe përshtatja e shërbimeve me njohuritë, aftësitë dhe kapacitetet e secilit person mund të përballojnë sfidën e punësimit të të rinjve.

Në kuadër të programit, organizatat partnere nga Beogradi (Forumi i Rinisë me Aftësi të Kufizuara), Uzhica (shoqata e qendrave të Uzhicës  për të Drejtat e Njeriut dhe Demokracinë), Novi Sad (Qendra për Punë), Sombor (Qendra Arsimore Sombor), Nish(Shoqata për Zhvillim Lokal Kamenica ) dhe Leskoc (Lëvizja Evropiane në Serbi - Leskoc) kanë zhvilluar modele inovative që  përballë problemit të papunësisë së të rinjve, dëshmojnë se janë 'zgjidhje që funksionojnë'.

Videoja në bashkëpunim me ekipin  është përgatitur nga BeFem.

Programi “Me dituri deri tek puna” (E2E) zbatohet me mbështetjen e Qeverisë së Zvicrës dhe implementohet nga ekipi për përfshirje sociale dhe zvogëlimin e varfërisë i Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe NIRAS-IP Consult. Qëllimi i programit E2E është të përmirësojë perspektivën e të rinjve në tregun e punës në Serbi përmes përmirësimit të politikave dhe praktikave të punësimit të të rinjve, kornizës ligjore përkatëse dhe zhvillimit të aftësive dhe njohurive që kërkojnë punëdhënësit.

Ju mund ta shikoni videon në https://www.youtube.com/watch?v=kjIRuN8KQ38

Burimi: Ekipi për Përfshirje Sociale dhe Zvogëlimin e Varfërisë të Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Trupi Koordinues