Arkiva e lajmeve
                   

PROJEKTI “KUJDESI RRETH MBETJEVE NDËRTIMORE” NË VLERË PREJ 124.000$

6. maj 2011.

Në Vladiqin han është mbajtur ceremonija e nënshkrimit të kontratës për realizimin e projektëve zhvillimore rajonale në kuadër të PBILD programit. Qyteti i Vrajës do të fitoj mjete për realizimin e projektit “Kujdesi rreth mbetjeve ndërtimore” në vlerën e përgjithëshme prej 124.000$, prej së cilës shumë PBILD-i i jep 100.000$. Sipas fjalëve të ndihmës kryetarit Srgjana Vasiljeviq, projekti do të realizohet në partneritet me komunën e Bujanocit dhe në masë të madhe do të zgjidhë problemin e mbetjeve ndërtimore në teritorin e qytetit.

„Projekti parasheh furnizimin e makinave për imtësimin e betonit, unike në Sërbi, të cilat do të mundësojnë përfitime të reciklantëve të shumëqëllimshëm. Në atë mënyrë sistemi i menaxhimit të mjetëve ndërtimore plotësisht do të jetë i rrumbullaksuar” deklaroi Vasiljeviq.