Arkiva e lajmeve
                   

PROJEKTI I ZHVILLIMIT TË SEKTORIT PRIVAT KA KRIJUAR SIPËRMARRËS TË RINJ NË SERBINË JUGORE

12. shkurt 2018.

Preshevë, Bujanoc, Medvegjë – Përveç të hollave dhe pajisjeve, për të cilat kanë mundur të aplikojnë sipërmarrësit nga jugu i Serbisë kanë vlerësuar se rëndësia e Projektit për përkrahjen e zhvillimit të sektorit privat, edhe atë se përmes panaireve dhe ligjeratave të ndryshme jo vtëm që kanë njohur njerëz, por edhe kanë mësuar se si të shkruajnë dhe në mënyrë të drejtë të realizojnë biznes planin.

Përveç hapjes dhe fillimit të punës së re, me projekt janë financuar edhe kompanitë egzistuese të vogla, ndërsa siç thotë Goran Stamenkoviq, pronar i firmës për përpunimin dhe konzervimin e pemëve Natural Magic nga Bujanocit, mjetet i ka shfrytëzuar për zgjërimin e prodhimit.

“Jam shfrytëzues i ndihmës së grantit me të cilin kam arritur që ta rris prodhimit. Përveç kësaj, i kemi sjellur edhe disa prodhime të reja, me të cilat na është zgjëruar prodhimi, dhe kështu të punësohen punëtorë të rinj”, tha Stamenkoviq.

Projekti i Përkrahjes zë zhvillimit të sektorit privat në jug dhe jugperendim të Serbisë realizohet nga Agjensioni i Zhvillimit të Serbisë, në bashkëpunim e Agjensionin Amerikan për Bashkëpunim Ndërkombëtar (USAID) dhe agjensionin rajonal zhvillimor. Në realizimin e projekteve kanë ndihmuar zhvillimit rajonal dhe vetqeverisjes lokale.

Siç thonë në Qendrën për Zhvillim të Rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjës, përveç kompanive të vogla dhe sipërmarrësve, shfrytëzuesit e projektit janë edhe klasterët, shoqatat dhe njerëzit e rinj dhe gratë e reja, ndërsa përveç ndihmës financiare, në vazhdë të realizimit të projektit kanë qenë të organizuar shumë trajnime, këshillime dhe edukime.

Përveç kësaj, 85 shfrytëzues përmes mentorimeve, kanë biseduar me të punësuarit në Qendrën e cila i ka ndihmuar zhvillimit të biznesit të mëtutjeshëm.

Në projekt kanë marrë pjesë 68 firma nga territori i Rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjës. Për 4 vjet për sa edhe realizohet projekti, punë të përhershme kanë fituar 50 njerëz, ndërsa edhe 200 punëtorë janë angazhuar në mënyrë sezonale, ndërsa vlera e përgjithshme e projektit është 28,4 milionë dinarë.

Në realizimin e projekteve kanë marrë pjesë qytetet e ardhshme dhe komunës së jugut të Serbisë: Vrajë, Leskoc, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si edhe 7 qytete dhe komuna të jugperendimit të Serbisë.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues