Arkiva e lajmeve
                   

PROJEKTI I ZHVILLIMIT TË AGJENSIONIT TË SERBISË, I CILI IMPLEMENTOHET NË PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË, NË KONKURENCË PËR SHPËRBLIMIN EUROPIAN

19. korrik 2017.

Beograd – Projekti i përkrahjes së zhvillimit të sektorit privat (PSD), me të cilin Agjensioni Zhvillimor i Serbisë (RAS) aplikon në garë për idenë më të mirë në fushën e promovimit të sipërmarrësisë EEPA 2017, është fitues nacional dhe përfaqësues i Serbisë në kuadër të kësaj gare europiane.

Siç ka njoftuar RAS, Serbia me këtë projekt do të luftoj në garën finale çmimin prestigjioz, më 28 shtator në Bruksel, në konkurencën e 28 vendeve të UE-së, si edhe Islanda, Norvegjia dhe Truqia. 

Gara e EEPA (European Enterprise Promotion Aëards) është iniciativë e Komisionit Europian, i cili në këtë mënyrë dëshiron që t`i njoh dhe të shpërblej shembujt dhe promovimet e jashtëzakonshme të sipërmarrësisë. Çmimi europian fituesëve u sjellë shikushmëri dhe promovim në tërë Europën dhe si shembull pozitiv inspiron të tjerët që të nisin punë.

RAS realizon projektin PSD në bashkëpunim me Agjensinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar USAID, në tri qytete (Vrajë, Leskoc dhe Novi Pazar) dhe nëntë komuna (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, Rashkë, Sjenicë, Tutin, Priboj, Prijepole dhe Novi Varosh) jug dhe jugperendim të Serbisë. PSD ofron ndihmë për kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme dhe sipërmarrësve (MMSPP), shoqatave/klastereve dhe sipërmarrësisë në pronësi të rinisë dhe grave të industrisë së lehtë, ushqimore dhe të tekstilit, për qëllim të rritjes së eksportit dhe shitjes dhe vendeve të reja të punës.

Në kuadër të projektit deri më tani janë përkrahur 184 MMSPP dhe tetë shoqata/klastere, përmes trajnimeve, mentorimeve, ndihmsë konsulente dhe teknike. Janë zgjedhur 76 projekte, janë realizuar 12 panarire ndërkombëtare, si edhe dy takime bilateral (B2B).

Projekti ofron përkrahjen edhe sipërmarrësisë rinore dhe të grave, ndërsa deri më tani përmes trajnimeve për fillestar në biznes janë trajnuar më shumë se 400 kandidatë dhe janë dorëzuar 180 biznes plane për marrjen e ndihmës falas. Përmes garimit për financimin e ideve më të mira biznesore janë ndarë 60 grante për fillimin e biznesit dhe 30 grante për zhvillim të mëtutjeshëm të biznesit, ndërsa janë përkrahur edhe trajnimet dhe mentorimet shtesë për subjektet ekonomike të sapo themeluara.

Burimi: ëëë.ekapija.com dhe Trupi Koordinues