Arkiva e lajmeve
                   

PROJEKTI I SHQIPTARËVE, BULLGARVE DHE ROMËVE NGA JUGU I SËRBIS

30. janar 2012.

Përfaqsuesit e pakicave nacionale Shqiptare, Rome dhe Bullgare nga jugu i Sërbis, kanë prezantuar projektin në Prokuple “ Së bashku në interkultur“  i cili është qëllimi i afrimit, bashkpunimit dhe forcimit të lidhjes mes pakicave nacionale.Projektin, të cilin me 40.000 euro e ka mbështetur unioni Europian, është për qëllim që të krijoj besim në mes pakicave nacionale, pamar parasysh deversitetin kulturor social apo fetar.

Për herë të parë rinia Shqiptare, Rome dhe Bullgare kanë biseduar në interkulturat e bashkësive të tyre dhe ushtrimin e përbashkët të të drejtave dhe interesave.

“Keta njerz të rinjë nuk kanë mundësi të shpeshtë të shoqërohen dhe të bashkëpunojn dhe detyra jonë është që ti ndihmojm që nevojat e tyre dhe dëshirat ti sensibilizojn në bashkësit e tyre ku jetojn”, ka thënë në tribin kryetari i Këshillit Nacional të Romve Vitomir Mihajloviq.

Kryetari i pakicës shqiptare Ragmi Mustafa tha se gjendja e ekomike dhe ajo e siguris e shqiptarve nga komuna e Bujanocit dhe Preshevës është shumë më e mirë se në vitin 2001 dhe 2002.

“Shqiptarët ne jug jetojn sikur çdo kund në Sërbi, mirëpo i pengon akcenti se jan pakicë dhe se kan kulturë të ndryshme e cila nuk përshtatet me kulturën e shumicës, deklaroi Mustafa.