Arkiva e lajmeve
                   

PROJEKTI I RI I ZYRËS PËR TË RINJ

23. shtator 2015.

Bujanoc – Zyra për të Rinj e qytetit të Loznicës merrë pjesë në realizimin e projektit “Politikat rinore në jugun e Serbisë në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, të cilin e implementon dhe udhëheq organizata “Programi për dijalogun e të rinjëve”, nga Novi Sadi.

Gjatë realizimit të projektit, Zyra për të Rinj e qytetit të Lozincës do të sjell përvojat e veta dhe aftësitë praktike të pjesëmarrësve të projektit. Do të zbatohen edhe të gjitha aktivitetet e nevojshme në vendosjen e Zyrës për të Rinj edhe në këtë territor.

Lëvizja europiane Freedom House dhe Qendra për Regjionalizëm, përmes ndihmës së Ministrisë së Rinisë dhe Sportit të Republikës së Serbisë, organizojnë këtë projekt në të cilën Zyra për të Rinj nga Lozinca është zgjedhur si shembull i praksës së mirë.

Burimi: Ueb faqja e komunës së Lozincës dhe Trupi Koordinues