Arkiva e lajmeve
                   

PROJEKTET PËR RUAJTJEN E PAQES

15. shtator 2009.

Në Serbinë jugore fillon aplikimi i dy projekteve qëllimi i përbashkët i të cilëve është zvogëlimi i rrezikut nga acarimi në mes të komuniteteve që jetojnë në këtë pjesë të Serbisë. Kontratat për realizimin e projekteve ,,Përforcimi i kapaciteteve për zhvillim inkluziv në Serbinë jugore’’ dhe ,,Promovimi i ruajtjes së paqes në Serbinë jugore’’ në Qeverinë e Serbisë kanë nënshkruar ministri i pushtetit lokal dhe i vetëqeverisjes lokale dhe kryetarë i Trupit koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Milan Markoviq dhe koordinatori i Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Serbi Vilijam Infante.

,,Në projekt janë investuar 7.920.000 dolarë, kurse do të zbatohet në teritoret e 13 qyteteve dhe komunave të regjionit të Pçinjës dhe Jabllanicës. Këto janë vendet të cilat kanë më së tepërmi nevojë’’, theksoi Markoviq.

Ai precizoi se projektet do të realizohen në Vranjë, Trgovishtë, Bosilegrad, Vlladiçin Han, Surdulicë, Bojnik, Medvegjë, Leskoc, Lebanë, Vlasotincë, Crna Travë, Preshevë dhe Bujanoc.

Vilijam Infante është optimist se këto dy projekte do të kenë ndikim në përforcimin e paqes në Serbinë jugore. ,,Së bashku me pushtetet lokale në Serbinë jugore do të punojmë që institucionet të jenë sa më afër qytetarëve si dhe të përmirësohet puna e tyre. Kështuqë do të kemi parakushtet e para për zhvillim ekonomik si dhe përparimin e kualitetit të jetës së qytetarëve’’, theksoi Infante.

Projekti ,,Përforcimi i kapaciteteve për zhvillim inkluziv në Serbinë jugore’’  do të zgjasë tri vite, kurse mjetet prej 5.420.000 dolarësh janë siguruar nga agjensioni Suedez për bashkëpunim të zhvillimit ndërkombëtarë, agjensioni Zviceran për zhvillim dhe bashkëpunim, Qeveria Norvegjeze si dhe Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP).

Projekti ,,Promovimi i ruajtjes së paqes në Serbinë jugore’’ do të zgjasë dy vite e gjysëm, kurse për realizimin e këtij projekti janësiguruar mjete prej 2,5 milionë dollarësh nga Fondi për zhvillimin e qëllimeve mileniume të Qeverisë Spanjolle.

Donatorët nga Zvicra, Suedia dhe Spanja kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë edhe më tutje të japin ndihmë Serbisë në përforcimin e kapaciteteve të qeverisë lokale si dhe në afrimin e instituciioneve ndaj qytetarëve.