Arkiva e lajmeve
                   

PROJEKTET E PARA TË BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR MES BUJANOCIT DHE KOMUNËS SË LIKOVËS NË MAQEDONI

9. shkurt 2018.

Bujanoc - Komuna e Bujanocit deri më tani nuk ka arritur të konkurrojë me projektet e bashkëpunimit ndërkufitar dhe është planifikuar që projektet e para të tilla të realizohen me komunën e Likovës në Maqedoni sapo të hapet mundësia e bashkëpunimit ndërkufitar me Maqedoninë, deklaroi shefi i kryetarit të komuës së Bujanocit, Rahim Salihi.

Salihi tha se tashmë është arritur një marrëveshje parimore midis kryetarëve të komunës së Bujanocit dhe Likovës, Shaip Kamberit dhe Erkan Arifit, si dhe se projektet e para të përbashkëta do të jenë të dedikuara për mbrojtjen e mjedisit.

"Bujanoci si një komunë për bashkpunim ndërkufitar është i drejtuar kah Maqedonia, me të cilën deri më tani nuk qenë e hapur mundësia e bashkëpunimit ndërkufitar. Bashkëpunimi ndërkufitar me Maqedoninë pritet të hapet në gjysmën e dytë të vitit dhe projektet tona të para të përbashkëta me komunën e Likovës do t'i kushtohet rregullimit të shtretërve të lumenjve në të dy komunat, "tha Salihi.

Ai tha se komuna e Likovës ka një përvojë serioze në zbatimin e projekteve të bashkëpunimit ndërkufitar dhe se liderët komunal diskutuan për zbatimin e projekteve të përbashkëta herën e fundit dy ditë më parë gjatë vizitës së kryetarit të komunës së Likovës, Erken Arifit në  Bujanoc, i cili është vizita e parë e një përfaqësuesi të komunës së Likovës në Bujanoc.

"Ne kemi ndarë rolet në ekipet e komunave Bujanoc dhe Likovë për zhvillimin e projekteve të përbashkëta për bashkëpunim ndërkufitar. Ne kemi njohur partnerë të mirë, sepse ata kanë shumë përvojë dhe realizimi i projekteve do të jetë i dobishëm për të dy komunat,"tha Salihi.

Burimi: Beta dhe Trupi Koordinues