Arkiva e lajmeve
                   

PROJEKTE TE RI NË KOMUNËN E BUJANOCIT – STACIONI TRANSFERUES DHE IMPIANTI (FABRIKA) PËR PASTRIMIN E UJRAVE TË ZEZA

12. qershor 2018.

Bujanovc – Komuna e Bujanocit duhet të marrë një stacion transferimi brenda muajit të ardhshëm për ndarjen selektive të mbeturinave, të cilat do ta zgjidhin problemin për një kohë të gjatë për hedhjen e mbeturinave në deponinë e qytetit, e cila deponi nuk ka kapacitetin që nevojitet dhe nuk i plotëson standardet bazë

"Ne kemi siguruar pajisjen nga donacioni i Bashkimit Evropian dhe ditët në vijim presim përfundimin e punimeve të platformës në të cilat do të instalohet, në mënyrë që transferimi i stacioneve të fillojë të funksionojë brenda një muaji," tha kryetari i komunës Bujanocit Shaip Kamberi.

Stacioni i transferimit do të zëvendësojë deponinë ekzistuese, e cila rrezikon mjedisin dhe shëndetin e njerzve nga viti në vit. Duke aktivizuar transferimin e stacionit, mbeturinat e grumbulluara nuk do të hidhen më në depon, por do të presohen nëpër kontejnera të mëdhenj dhe do të transportohen në deponinë sanitare regjionale "Meteris" në Vranjë.

Autoritetet komunale po punojnë gjithashtu në ndërtimin e një impianti për trajtimin e ujërave të zeza. Vetëqeverisja lokale do të kërkojë të sigurojë një pjesë të fondeve të nevojshme për përgatitjen e planeve të projektit përmes programit "EU PRO".

"Po përpiqemi të përfshijmë të gjitha bashkësitë lokale, konfigurimi i të cilave e lejon atë. Vendbanimet përgjatë lumit Moravica, si dhe ato pranë Bujanocit, do të lidhen me projektin e kolektorëve Tërrnoci i madh , Rakovci, Sërpska Kuqa dhe Bujanovci, "tha Kamberi.

Impianti i trajtimit të ujërave të zeza do të ndërtohet jo shumë larg nga Baja e Bujanocit.

Burimi: Jugpress dhe Trupi Koordinues