Arkiva e lajmeve
                   

PROJEKTE TË REJA PËR JUGUN E SERBISË

29. tetor 2014.

Alleksincë – Në takimin e djeshëm të këshillit drejtues të PROGRES-it Europian, janë miratuar të gjitha kriteret për ofrimin e ndihmës për grupet për zbatimin e inovacioneve me vlerë të përgjithshme deri në 200.000 euro. Këshilli ka miratuar edhe kriteret për ndarjen e ndihmës për qeverisjet lokale për përpilimin e dokumenteve teknike për projektet sociale, ekonomike dhe infraskturale. Për këto qëllime është ndarë shuma e caktuar prej 1,7 milion euro.

Projekti gjithashtu ka miratuar edhe propozim projektet për forcimin institucional të mekanizmave lokal për barazinë gjinore dhe ndihmën për komunat për përmirësimin e politikës së barazisë gjinore, të cilën në terren do ta zbatoj Zyra e Kombeve të Bashkuara për Barazi Gjinore dhe Fuqizimin e Grave.

Pastaj është paraqitur edhe përparimi i arritur i Programit nga muaji maj i këtij viti, kur dhe ka filluar realizimi i PROGRES-it Europian. Në katër muajt e parë është vërtetuar relaviteti i Programit në lidhje në reformat nacionale dhe nevojat e komunave të mbështetura, themeluar një strukturë për menaxhimin e Programit dhe përgatitur fillimin e disa aktiviteteve.

„PROGRES-it Europian është mundësi e re për të gjithë: të krijojmë kushte të përshtatshme për investime dhe rritjen e punësimit, të forcojmë bazën për zhvillim të infrastrukturës dhe të i’u ndihmojmë që të fitoni disa nga praksat më të mira në zbatimin e projekteve“, tha përfaqësuesi i Sektorit të 3 të Delegacionit të UE-së, Rihad Masha.

Në takim kanë marrë pjesë përfaqësuesit e ministrive të Republikës së Serbisë, komuna e cila merrë pjesë në realizimin e PROGRES-it Europian, përfaqësuesit e agjensioneve dhe projekteve të zhvilluara, shoqëria civile, dhe donatorët apo përfaqësuesit e UE-së dhe Qeveria e Zvicrrës.

„Përparsi e PROGRES-it Europian është qasja rajonale në realizim e cila mundëson shkëmbimin e përvojave dhe praktikës së mirë të menaxhimit në mes komunave. Kjo qasje do të mundësoj komunave që në të gjitha planet të arrihet më shumë, se sa secila do të bënte individualisht“, tha Izabel Perih -drejtoreshë e Zyrës së Zvicrrës për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Serbi. 

Unioni Europian dhe Qeveria e Zvicrrës do të mbështesë me 24,46 milion euro aktivitet e PROGRES-it Europian, program i cili kontriubonë zhvillimit të fuqishëm të Serbisë jugore dhe jugperendimore. Projektet e zgjedhura do të kenë për qëllim të forcojnë administratën lokale, të krijojnë mjedis të përshtatshëm për zhvillimin e infrastrukturës dhe ekonomisë, si dhe për të përmirësuar zbatimin e përfshirjes sociale dhe të politikës së punësimit.

Në programin e PROGRES-it Europian janë të kyçura 34 vetqeverisje lokale: Novi Pazari, Ivanjica, Novi Varoshi, Priboji, Prijepola, Rashka, Sjenica dhe Tutini në jugperendim të Serbisë, si dhe Prokupla, Bllaca, Zhitoraxha, Kurshumlija, Leskoci, Bojniku, Vllasotinca, Lebani, Medvegja, Cërna Trava, Vranja, Bosilegradi,Bujanoci, Vlladiçin Hani, Presheva, Surdulica, Tërgovishta, Brusi, Alleksinca, Gaxhin Hani, Dolevaci, Meroshina, Sëlingu, Babushinca, Bella Pallanka dhe Knjazhevaci në juglindje të vendit.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues