Arkiva e lajmeve
                   

PROJEKT I RI MULTIETNIK NË JUGUN E SERBISË

14. shkurt 2018.

Preshevë, Bujanoc, Medvegjë – Organizata për Zhvillim dhe Demokraci e Bujanocit ka filluar realizimin e projektit “Hajde që të njihemi”, e cila për qëllim ka forcimin e stabilitetit në jug të Serbisë.

Projekti merret me hulumtimin e martesave multietnike, hulumtimin rreth traditave të serbëve, shqiptarëve dhe romëve në jugun e Serbisë, ekspozitën e gjenezës së flamurit shqiptar dhe serb, si edhe tribunat rreth ngjajshmërive linguistike në mes gjuhës serbe dhe shqipe.

Projekti realizohet në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë deri më 31 mars 2018, ndërsa financiarisht e përkrahin Misioni i OSBE-së në Serbi dhe ambasada e Britanisë së Madhe në Republikën e Serbisë.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues