Arkiva e lajmeve
                   

PRIVILEGJE TË ENERGJISË PËR QYTETARËT E VARFËR

4. dhjetor 2019.

Republika e Serbisë ka ndarë në buxhet  më shumë mjete për vitin paraprak  për qytetarët e rrezikuar nga energjia sesa vitin e kaluar - një miliard e 560 milion dinarë. Nuk është e lehtë për qytetarët që të përmbushin të gjitha kriteret për marrjen e këtij statusi, dhe pengesa kryesore janë informacionet e pamjaftueshme, për të cilën është përgjegjëse  qeverisja lokale.

Të drejt në 120 deri 250 kilovat orë pa pagesë  të rrymës dhe deri më 75 metra kub gazë në muaj  pa paraqitur kërkesë drejtëpërsëdrejti përfitojnë përfituesit e ndihmës sociale dhe të shtesave fëminore.  Për një familje me një anëtar të vetëm, kufiri i të ardhurave është deri në 14,571.74 dinar, me dy dhe tre anëtarë deri në 21.221.6.1 dinar, për familjet me katër dhe pesë anëtarë deri në 27 855.1.18 dinar, me gjashtë ose më shumë anëtarë deri në 35.030.72 RSD.

"Kjo është një rregullore e nxjerrë nga Qeveria e Republikës së Serbisë dhe kjo zbatohet në të gjithë Serbinë. Dikush e kapërcen pragun dhe nuk e ushtron të drejtën, "tha Danijela Milosavljeviq, këshilltare për çështje sociale në komunën e Vranjës.

Privilegjet e energjisë elektrike janë të vlefshme për një vit kalendarik, kështu që të gjithë që përfitojnë këtë të drejtë duhet të përgatisin një kërkesë të re në mënyrë që ata të marrin faturat e tyre të reduktuara nga janari i vitit 2020

Burimi: RTV Ritam dhe Trupi koordinues