Arkiva e lajmeve
                   

PRIVATIZIMI I BANJËS SË BUJANOCIT

19. tetor 2016.

Bujanoc – Rasim Lajiq, nënkryetari i Qeverisë dhe ministri i tregëtisë, turizimit dhe telekomunikacionit dhe ministri i shëndetësisë Zllatibor Lonçar, kanë paralajmruar se Banja e Bujanocit do të jetë njëra ndër to për të cilën menjëherë do të iniciohet procedurër për shitje.

Ministri Lajiq ka thënë në takimin e Komisionit për Banja të Qeverisë së Serbisë se është dakorduar se secila banjë do të trajtohet posaçërisht.

„Përpiqemi që të nisim ato banja të cilat sot fare nuk punojnë apo punojnë keq, ndërsa egziston mundësia se për atë të gjejmë partner strategjik apo blerës”, ka thënë Lajiq.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë të cilët gjatë vizitës së Bujanocit kanë vizituar edhe Banjën e Bujanocit kanë premtuar menaxhmentit përshkak të banjës shëruese që “në kuadër të konkluzionit të Qeverisë së Serbisë”, sëshpejti me Fondin Pensional dhe Invalidor të gjejnë zgjidhje për pjesën konsensuese pronësore në banjat e Serbisë, në mënyrë që të largohen këto barrier për privatizimin e tyre të shpejtë. Në grupin e dhjetë banjave shëruese të cilat janë në procedurë gjyqësore me Fondin PIO dhe Spitalin Special për Rehabilitim në Banjë të Bujanocit.

Në takimin në këtë institucion me përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë dhe Fondit Republikan për Zhvillim është thënë se realizimi i përgjithshëm për nëntë muaj në këtë vit është 58 milionë dinarë, çka është për 18 milionë më shumë për periudhën e njejtë të vitit të kaluar. Spitali Special në Banjë të Bujanocit ka 88 punëtorë me të ardhura të rregullta mujore.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues