Arkiva e lajmeve
                   

PRITET MIRATIMI I MJETËVE FINANCIARE PËR HEKURUDHËN E JUGUT

26. qershor 2018.

Beograd, Preshevë Zorana Mihajloviq, ministresh e ndërtimtarisë, komunikacionit dhe infrastruktures ka biseduar me Dubravka Negren, drejtroreshën e Bankës europiane për investime (BEI) për Ballkanin perëndimor mbi projektët aktuale që realizohen nën mbështetjen e BEI dhe nivelin e investimeve në sferën e infrastruktures në Sërbi.

Përfaqësuesit e BEI janë shprehur se presin miratimin final për ndarjen e mjetëve pa kthim për përpilimin e projektit të hekurudhës Nish –Preshevë-kufiri shtetëror, si dhe për përpilimin e projektit kryesor për ndërtimin e hekurudhës qarkore rreth Nishit që është pjesë e projektit të rekonstruimit dhe modernizimit të hekurudhës Nish-Dimitrovgrad.

Ministresha Mihajloviq njoftoi përfaqësuesit e BEI-së me projektin e ri në infrastrukturën rrugore si dhe planet për modernizimin e hekurudhës, duke përfshirë  Stacionin hekurudhën në Koridorin 10 nga Beogradi deri në Nish dhe nga Nishi deri në Preshevë gjegjësisht hekurudha Beograd-Bar, në Koridorin 11.

Negre tha se Banka Evropiane për investime është e kënaqur me bashkëpunimin e deritashëm  me Qeverinë e Serbisë dhe është e interesuar të vazhdojë bashkëpunimin në projekte të reja për të cilat realizimi është planifikuar në të ardhmen.

Burimi: OK Radio dhe Trupi koordinues