Arkiva e lajmeve
                   

PREZENTIMI I KOMPANIVE TË SUKSESHME NË JUG TË SËRBISË

23. mars 2011.

Bujanoc – Agjensioni Amerikan për zhvillim ndërkombëtar (USAID) ka mbajtur dje  në Bujanoc prezantim për ndërrmarjet e sukseshme  të vogla dhe të mesme nga jugu i  Srbisë të cilat dy vitet e mëparshme i ka mbështetur përmes programeve të saja.

Zavendsja e drejtorit të misionit USAID Merlin Shmid tha në prezantim se gjatë këtyre dy viteve , sa ka zgjatur mbështetja për këto ndërrmarrje , në pesë kompanit më të mira është arritur rritje në prodhim dhe shitje për 49 përqind.

„Në vitin  2007. këto pesë kompani kanë pasur 80 puntorë  dhe kanë arritur të ardhura vjetore  prej 1,6 milion dollar. Sot këto kompani kanë të punësuar 123 puntorë dhe arrijnë shitjen e prodhimeve prej 4.5 milion dollar në vitë, që janë rezultate impresive për situaten e sotshme të krizës ekonomike botërore dhe kompani të mëdha do të dëshironin te dinin sekretin e suksesit të arritur“, tha ajo.

Në mes kompanive më të sukseshme nga 94 të cilat i ka mbështetur USAID-I në rrethin e Pçinjës dhe Jabllanicës , në vendin e parë për rritjen e prodhimeve është ndërmarja nga Presheva Tobler skele. Vazhdojnë kompania Celiku nga Presheva, Keramika dhe Termomont nga Leskoci dhe Eniluks nga Presheva.