Arkiva e lajmeve
                   

PRESHEVË: PËR 24 ORË KANË KALUAR 5.000 REFUGJATË

4. nëntor 2015.

Preshevë – Sipas vlerësimit të Kryqit të Kuq në Preshevë, përmes Qendrës për Pranim të Refugjatëve në këtë qytet, në 24 orët e shkuara kanë kaluar më shumë se 5.000 refugjatë.

Sekretari i Kryqit të Kuq në Preshevë, Ahmet Halimi, ka deklaruar se numri i refugjatëve të cilët në ditë kalojnë përmes Qendrës për Pranim në Preshevë, nuk është duke u zvogëluar dhe çdo ditë kalojnë më shumë se 5.000 refugjatë.

„Numri i njerëzve është i madh, ndërsa situtata sot është e njejtë si dje, si pardje, njerëzit gjithë kohën pa ndërprerë arrijnë. Në 24 orët e kaluara, Kryqi i Kuq në Preshevë ka ndarë 4.000 pako të ushqimit të thatë, ndërsa numri i refugjatëve është gjithmonë më i madh për 30 përqind, ndërsa pakot pa pagesë të ushqimit nuk marrin të gjithë, por sipas prioritetit, sëpari fëmijët, gratë, të moshuarit dhe të sëmuarit“, ka thënë Halimi.
 

Halimi ka thënë se refugjatëve në Preshevë i ndahen edhe batanije, fanella, si dhe mbathje dhe pakot higjienike.

„Edhe më tej refugjatët nuk mbahen në Preshevë dhe për tani nuk ka probleme. Gjithçka funskionon siç duhet, atyrëve iu është e lehtë kur arrijnë deri në Preshevë. Mendoj se ne si shtet kemi dhënë provimin në ndihmën e njerëzve“, ka thënë Halimi.

Sipas të dhënave të MPB-së, në Serbi prej fillimit të vitit janë regjistruar më shumë se 320.000 refugjatëve nga Lindja e Afërt, të cilët kryesisht janë regjistruar në Qendrën për Pranim në Preshevë, i cili vend është stacion i parë pas hyrjes në Serbi.

Burimi: Beta, B92 dhe Trupi Koordinues