Arkiva e lajmeve
                   

PRESHEVA NISË ASFALTIN PËR NË KARADK TË PRESHEVËS

26. gusht 2013.

Për herë të parë në territorin e komunës së Preshevës ka nisë asfaltimi i rrugëve drejt Karadakut të Preshevës. Ky fat i ka prirë Shoshajës së Epërme e cila do të behet me rrugë asfaltuar me gjatësi afro 4 km.

Me rastin e fillimit të punimeve një delegacion nga komuna e Preshevës i udhëhequr nga kryetari Ragmi Mustafa kanë inspektuar punimet në përgatitjen e kësaj rruge.

Sipas tij vlera e përgjithshme e këtij projekti është 28 milion dinarë, kurse kjo është edhe rruga më e gjatë në tërë territorin e komunës së Preshevës e cila po asfaltohet me këtë gjatësi.

Ndërkaq, kryetari i Bashkësisë Lokale të këtij fshati, Ardian Agushi ka thënë se kjo rrugë do të ndikoj edhe në qëndrimin e banorëve në shtëpitë e tyre por do të krijoj edhe kushte më të mira për jetë.

“Shumë banorë të Shoshajës së Epërme janë shpërngulur në Shoshajë të Poshtme ose në qytetin e Preshevës për shkak të kushteve të vështira ekonomike e sidomos infrastrukturës mjaftë të dobët. Por tash sado pak janë krijuar kushtet në infrastrukturë çka shpresojmë që edhe këta banorë që kanë mbetur mos të shpërngulen”, tha ndër të tjera Agushi.

Rregullimi i infrastrukturës në malësinë e Preshevës do të ndikojë në mos shpërnguljen e banorëve, por në anën tjetër do të mundësoj edhe zhvillimin e turizmit malorë.

Burim:Titulli.com