Arkiva e lajmeve
                   

PRESHEVA E PASTRUAR NGA BOMBAT THËRRMUESE

21. maj 2012.

Në komunën e Preshevës janë hequr të gjitha bombat thërrmuese të pashpërthyera që kanë mbetur  nga intervenimi i NATO-s në Serbi në vitin 1999 tha drejtori i OJQ  Emil Jeremiq.

Jeremiq tha se për një vit në shtatë vende në Preshev gjetën dhe shkatërruan 87 bomba thërrmuese dhe 18 mjete të tjera vrasëse.

Ndihma e popullit norvegjez ka kryer demontimin në komunën e Preshevës, ekipet e demontimit kanë vazhduar me 10. maj të pastrojn në komunën e Kurshumlisë, çka do të kryejn më vonë në komunën e Bujanocit tha Jeremiq. Ai theksoj se largimi i bombave thërrmuese në Serbinë jugore financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë.

Të gjitha lokacionet me bomba thërmuese në komunën e Preshevës janë pastruar. Disa bomba thërrmuese ishin vendosur mbi tokën bujqësore  që është përpunuar herë pas here, por  edhe në afërsi të vendbanimeve shtoi Jeremiq. Ai tha se një bombë thërrmuese u gjet në rrugë  në afërsi të fshatit  Bushtran që banorët kalojn në këmbë dhe me traktorë.