Arkiva e lajmeve
                   

PREJ KËTIJ VITI EDHE EMIGRANTËT NË ULESËT SHKOLLORE

4. shtator 2017.

Bujanoc – Preshevë – Vrajë – Në sistemin e arsimit, prej këtij viti, përfshihen edhe emigrantët e moshës shkollore nga qendrat pranuese. Mësimi për ata ende nuk ka filluar. Në Vrajë, Bujanoc dhe Preshevë janë 125 nxënës, shumica nga Afganistani. Në shkollat e mesme, sipas të dhënave të deritanishme, mësimi do të jetë i jashtëzakonshëm, ndërsa shkolla e mesme në Bujanoc do të ketë shtatë nxënës nga Afganistani.

"Ne gjithsesi do të realizojnë vlerësimin i cili është paraparë për nxënësit e jashtëzakonshëm, gjegjësisht përmes provimit”, tha Biserka Joviq, drejtoreshë e shkollës së mesme “Sveti Sava” në Bujanoc.

Fëmijët e moshës shkollore edhe deri më tani kanë pasur ligjerata të tipit joformal, kanë mësuar edhe gjatë verës, gjuhë angleze, matematikë dhe bazat e shkencave natyrore.

"Kjo është strukturuar si arsimim joformal, kështu që nuk do të humbin shprehitë e mësimit dhe të kenë se me çka të mirren gjatë qëndrimit më Qendrën e Pranimit”, tha Marija Zhivkoviq nga Këshilli Danez për Refugjatë.

Фарад и Џавид из Авганистана који имају по троје деце, слажу се да је деци неопходно образовање.

Farad dhe Xhavit nga Afganistani të cilët kanë nga tre fëmijë, pajtohen që fëmijëve është i nevojshëm arsimi.

“Kjo është mirë sepse i largojmë nga problemet dhe mendimet ditore”, thotë Xhaviti nga Afganistani.

Nxënsit do të përfshihen për aktivitet e caktuara, jo për të gjitha, ndërsa do t`i kushtohet rëndësi edhe sigurisë dhe gjendjes shëndetësore të nxënësve tonë, tha Jovica Stevanoviq, këshilltare arsimore.

Në fillim fëmijët do të kenë orë plotësuese të gjuhës serbe, që më lehtë të zotërojnë barrierat gjuhësore. Përgaditjet për mësim janë në plota, do të realizohen edhe trajnimet për arsimtarë, ndërsa emigrantët në bankat shkollore do të ulen në mesin e shtatorit.

Burimi: RTS dhe Trupi Koordinues