Arkiva e lajmeve
                   

PRANIMI I PRAKTIKANTËVE TË RINJ NË INSTITUCIONET SHTETËRORE

18. nëntor 2014.

Beograd – Konkursi për praktikantë të rinj të pjesëtarëve të pakicave nacionale shqiptare, boshnjake dhe rome në institucionet shtetërore në Serbi, ka përfunduar dje, ndërsa drejtoresha e Zyrës për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Suzana Paunoviq, me këtë rast tha se për katërtën herë rradhazi 10 ose 11 praktikantë të rinj mund të njihen me punën e administratës shtetërore.

„Programi i praktikantëve zbatohet që katër vite radhazi, ndërsa përmes tij deri më tani kanë kaluar 40 të rinjë. Këtë vit mbase pritet të jenë 10 ose 11 praktikantë“, tha Paunoviq.

Siç ka sqaruar, në kuadër të programit pjesëtarët e pakicave kanë mundësinë të mbajnë praktikën në organet e shtetërore, siç janë Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, Ministria e Kulturës, Zyra për Drejtat e Njeriut edhe Pakicave dhe Trupi Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

„Tash do të n’a bashkohet edhe Ministria e Shëndetësisë, Grupi për Zvogëlimin e Varfërisë, Zyra për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile. Këta janë partnerët tanë të cilët janë të gatshëm t’i pranojnë praktikantët, t’i sigurojnë mentor, t’i japin hapësirën e përshtatshme dhe ajo çka është më e rëndësishme që t’ia mësojnë punën“, tha Paunoviq.

Sipas fjalëve të saj, praktikantët do t’i kalojnë gjashtë muaj në praktikë duke marrë pagë, ndërsa i’u është siguruar edhe banesa në Beograd. Ajo ka thënë se programi për praktikantë është hapur për të gjithë stundentët e viteve të fundit të fakulteteve të drejtimeve shoqërore, mirëpo edhe për studentët të cilët kanë mbaruar me studime.

„Është e rëndësishme që praktikantët të jenë shtetas të Serbisë dhe pjesëtarë të nacionalitetit shqiptar, boshnjak dhe rom“, tha Paunoviq.

Drejtoresha e kësaj zyre sqaroi se pas mbarimit të konkursit selekcionimin e kandidatëve do t’a bëj Komisioni  të cilin do t’a përbëjnë pjesëtarët e të gjithë ministrive në të cilat do të zbatohet programi. Ajo ka theksuar se me kandidatët do të zhvillohen intervistat, sepse siç thotë nuk është qëllimi që të zgjidhen praktikantët në bazë të biografive dhe fakteve për mbarimin e studimeve, por për ata rinj të cilët janë më të motivuar.

Kur është fjala për të rinjët të cilët më herët kanë kaluar përmes këtij programi, ajo ka thënë se një numër i tyre ka gjetur punë, mirëpo është vërejtur se programi nuk është kuptuar mirë.

„Programi mbasë të cilit praktikantët mbetën në administratën shtetërore nuk është kuptuar mirë, sepse nuk është real përshkak të kufizimit i cili qëndron në nivel shtetëror kur bëhet fjalë për punësime të reja“, ka sqaruar Paunoviq dhe shtoi se grupa e mëparshme e praktikantëve mësohet se është bërë konkurente në treg.

Sipas fjalëve të saj, ata janë trajnuar se si të shkruajnë biografi, të mësojnë se ku t’i kërkojnë shanset e tyre për punësim, si dhe në çfarë mënyrë duhet t’i kërkojnë informacionet nga Shërbimi Nacional për Punësim dhe si t’i drejtohen sektorit privat.

Burimo: Tanjug dhe Trupi Koordinues