Arkiva e lajmeve
                   

POLICIA KËRKON PËRGJEGJËSIT NË BUJANOC DHE PRESHEVË

13. tetor 2015.

Bujanoc – Shqiptarët në Bujanoc dhe Preshevë të dielen në mbrëmje në rrugë kanë festuar kualifikimin e ekipit të kombëtares së Shqipërisë në Kampionatin Europian, ndërsa përshkak të thirrjeve “Mbyte, therre që serbi të mos egzistoj”, policia punon në zbulimin e këtyre kryersëve.

Sjelljen e disa shqiptarëve lokal në Bujanoc ashpër e ka gjykuar edhe kryetari i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, duke kërkuar nga organet kompetente që sa më shpejtë të verifikoj të gjithë faktet lidhje më këto ngjarje.

Ai ka thënë se duhet të vertetohet se a ishte kjo grumbullim spontan apo i organizuar dhe “kush qëndron pas të rinjëve të cilët bashkëqytetarëve të vet i kan dërguar këso porosi”.

„Në çdo rast, nuk përkrahim këso sjellje sepse janë shkelur të gjitha kodekset dhe normat e sjelljeve të tifozëve“, ka thënë Stankoviq.

Prokuroria e Lartë ka dhën urdhër Administratës Policore në Vrajë për ngritjen e veprave penale kundër një apo më shumë kryersve të panjohur të cilët të dielen në mbrëmje në Bujanoc, kanë kryer veprën penale të nxitjes së urretjes fetare, transmeton ueb portal bujanovacke.rs, duke u bazuar në të dhënat jozyrtare nga policia.

Gjatë festës në Bujanoc janë dëgjuar brohoritje “Mbyte, therre që serbi të mos egzistoj”, me çka sipas vlerësimit të Prokurorisë është kryer vepër penale të nxitjes së urretjes racore, fetare dhe nacionale, thuhet nga ky portal në gjuhën serbe.

Festa e cila ka filluar në kafiteritë lokale, është vazhduar vozitjen e veturave të rreshtuara nëpër Bujanoc dhe Preshevë, ndërsa situate ka eskaluar me thirrjet ofenduese dhe fjalorin e urrejtjes në Bujanoc, thuhet nga ueb portal “Juzhne Vesti”.

Në Preshevë dhe Bujanoc asnjë nga përfaqësuesit shqiptarë deri më tani nuk është deklaruar pas rastit të këtij incidenti në Bujanoc, transmeton ky portal.

Portali në gjuhën shqipe, si dhe portali “Bujanovaçke” kanë publikuar inçizimet e tifozëve të cilët festuan në Preshevë dhe Bujanoc, në të cilët shihen shumë të rinj prej të cilëve disa kanë veshur simbole të kombëtares së Shqipërisë dhe simbolet e atij shteti.

Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues