Arkiva e lajmeve
                   

POLICIA E VRAJËS ORGANIZON “DITËN E DYERVE TË HAPURA”

5. korrik 2018.

Bujanoc, Vrajë - Si pjesë e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë dhe Misionit të OSBE-së në Serbi, Administrata e Policisë në Vrajë organizon "Dita e dyrëve të hapura" me qëllim të informimit të qytetarëve dhe kandidatëve të mundshëm lidhur me regjistrimin e tyre në Qendrën për Trajnim Bazik të Policisë.

Sipas deklaratës së Administratës së Policisë në Vrajë, gjatë “Ditëve të dyerve të hapura”, të gjithë aplikantët të cilët kanë aplikuar në konkurs ose planifikojnë ta bëjnë këtë do të jenë në gjendje të gjejnë të gjithë informacionin lidhur me konkursin për trajnimin bazë të policisë, duke filluar nga kushtet e përgjithshme që janë të nevojshme për kandidatëve për atë se si duket proçesi i përzgjedhjes së kandidatëve dhe vetë provimi i kualifikimit.

Qytetarët do të jenë në gjendje të gjejnë gjithçka rreth profesionit të policisë, përzgjedhjes dhe trajnimit në Qendrën për Trajnim Themelor të Policisë, si dhe gjithçka në rrugën e cila i pret për t`u bërë zyrtar policor.

Dita e dyerve të hapura mbahet të premten, më 9 korrik prej orës 11, në hapësirat e AP të Vrajës.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues