Arkiva e lajmeve
                   

POLICËT SERB KANË SHPËTUAR DY FOSHNJE SIRIANE TË BRAKTISURA

21. tetor 2015.

Preshevë - Policët Rajko Popov pjesëtar të Xhandarmerisë dhe Sllobodan Zllatanoviq nga Njësitit të Intervenimit të stacionit policor në Kuçevë, kanë gjetur dhe shpëtuar dy foshnje siriane në Preshevë. Ato janë gjetur në pjesën e largët pranë gardhit ku refugjatët hyjnë në qendrën pranuese në Preshevë. Janë dorëzuar mjekëve, ndërsa sipas informacioneve të dy policëve, më vonë iu janë gjetur edhe familjet dhe iu janë kthyer atyrëve.

Popovi dhe Zllatanoviqi thonë se atë çka e kanë bërë “nuk është diçka e jashtëzakonshme” dhe se në vendin e tyre secili do të kishte vepruar kështu. “Nuk janë të rëndësishme lavdëratat e çmimet, por fakti se kto foshja janë mirë”, thonë policët.

Ato dy foshnje të cilat kishin fatin që t’i gjejnë policët, nuk janë rastet e para të këtij lloji. Pranë gardhit në hyrje për në qendrën për pranim, çdo ditë gjenden fëmijë, të moshuar e të rinj, të sëmurë dhe invalidë. Këta anëtarët e familjeve i lënë në mënyrë që sa më shpejtë të hyjnë në qendrën për pranim dhe t’i marrin dokumentet. Pas pritjes së gjatë për vertetimin e azilit, kur edhe tentojnë që të kthehen pas të vegjëlve, këtë nuk mund ta bëjnë përshkak të kolonave të reja të refugjatëve të cilat arrijnë ndërprerje.

„Në Serbi ato ditë kur e kam gjetur foshnjën kanë hyrë rreth pesë apo gjashtë mijë refugjatë në ditë. Fëmijën e kam parë në fund të gardhit pranë të cilit refugjaët hyjnë në qendrën e pranimit”, tha Popov.

Burimi: Politika, BE92, Telegraf dhe Trupi Koordinues