Arkiva e lajmeve
                   

“POLICËT EUROPIAN TË NACIONALITETIT ROM”

17. mars 2015.

Beograd – Asociacioni policor “Policët europian të nacionalitetit rom”, kanë mbajtur konferencën për gazetarë me rastin e realizimit të projektit të këtij asociacioni të emëruar me emrin “Inkluzioni i romeve dhe romëve në Sektorin e Sigurisë – drejt përkohshmërisë në trajnimin themelor policor”.

Asociacioni policor “Policët europian të nacionalitetit rom”, themelues dhe anëtarë të cilit janë zyrtarët policor të nacionalitetit rom në MPB, kanë identifikuar si një pengesë kryesore për inkurajimin e përkohshmërisë e kësaj bashkësie në informimin jo të mjaftueshëm rreth kushteve të regjistrimit, si dhe vet testit kualifikues, mirëpo edhe njohjes jo të mjaftueshme të gjuhës dhe terminologjisë dhe mungesës së kushteve për përgaditjen adekuate për provim pranues për në polici. Nenad Tairoviq, person i autorizuar për përfaqësimin e interesave të nacionalitetit rom në MPB dhe kryetar i Asociacionit policor “Policët europian të nacionalitetit rom”, ka theksuar se rritjen e përfaqësimit të romëve në polici dhe forcimi i besimit të bashkësisë rome në punën e policisë.

Zyra për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave e Qeverisë së Republikës së Serbisë ka përkrahur këtë fushatë me ndarjen e mjeteve finansiare nga buxheti. Bashkëpunimi i policisë dhe Zyrës egziston që dy vjet, gjatë së cilave janë realizuar shumë këso projekte të inkluzionit, ka thënë në konferencë Suzana Paunoviq, drejtoreshë e Zyrës. Kryeshefi i Administratës për Arsimim Profesional, Aftësim dhe Shkencë Aleksandër Gjorgjeviq, ka thënë se këso masa inkurajuese janë pjesë të aktivitete të rregullta të MPB dhe zbatohen në kuadër të Programit të informimit profesinal dhe regrutimin e të rinjëve, me qëllim që zbuten të gjithë faktorët e vështirë dhe të gjithë kandidatëve t’i mundësohet kushte të barabarta. Bilana Pushkar, kryeshefe e Qendrës për Trajnim Themelor Policor, ka njoftuar publikun se Qendra ka dhënë kontributin e vet në projekt dhe punjonësit kanë përkthyer testin e psikologjisë në gjuhën rome dhe në gjuhët e pakicave, si dhe një pjesë të provimit pranues. Ajo ka theksuar rëndësinë e trajnimit, sepse fëmijët e pakicës rome shpeshë herë nuk kanë në shtëpi kompjutor, ndërsa testet pranuese punohen në atë mënyrë, dhe kështu me këtë trajnim i’u është mundësuar njoftimi me formën e cila i pret në provim. Kryeshefja Bilana Pushkar, ka paralajmruar edhe projektin e madh dhe të ri të me OSBE-në, i cili në inkluzion do të përfshijë edhe të rinjët nga veriu dhe jugu i Serbisë. Në konferencë kanë marrë pjesë edhe Vlladimir Antiq, drejtori në pension i shkollave të mesme të punëve të brendshme, i cili është njëri ndër iniciatorët të parë të projekteve të këtij lloji. Ministria e Punëve të Brendshme i kushton rëndësi të veçantë integrimit të pjesëtarëve të pakicave nacionale dhe mu për këtë qëllim i këtij projekti është që të rritet përfshirja e pakicave kombëtare në MPB, sepse baza kryesore e punës së policisë është – bashkëpunimi me bashkësinë lokale.

Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues