Arkiva e lajmeve
                   

PLANI I RREGULLIMIT GJENERAL TË BUJANOCIT NDRYSHOHET PËR SHKAK TË NDËRTIMIT TË KOLEKTORIT

19. gusht 2022.

Bujanoc - Beograd - Plani i Rregullimit të Përgjithshëm (GRP) të Bujanocit do të ndryshohet dhe plotësohet për herë të tretë me qëllim të përfshirjes së kolektorëve në impiantin e trajtimit të ujërave të zeza, gjatë kësaj do të mundësohet edhe ndërtimi i objekteve të banimit në qendër Bujanocit.

“Plani në radhë të parë është duke u ndryshuar dhe plotësuar në mënyrë që të tërheqë 52 kilometra kolektorë (gypa) përmes komunës kadastrale të Bujanocit dhe zonave përreth deri në termocentralin që do të ndërtohet afër Srpska Kuća”. Traseja e kolektorit duhet të regjistrohet në mënyrë që dikush të mos ndërtojë aty”, tha kreu i Departamentit komunal të Urbanistikës, Basri Memeti.

Për projektin kapital të trajtimit të ujërave të zeza në Bujanoc, shteti ka siguruar 31 milionë euro dhe sipas Memetit, procesi i shpronësimit të tokës ka arritur në fazën e arritjes së marrëveshjes për shumën e kompensimit që do të marrin qytetarët për tokën në të cilën do të ndërtohen dhe vendosen kolektorët.

Ndryshime të tjera në PGR kanë të bëjnë me konvertimin e parcelave dhe rritjen e mundshme të numrit të kateve në qendër të qytetit.

“Meqenëse tashmë po e ndryshojmë Planin, vendosëm ta ndryshojmë edhe këtë”, shton Memeti.

Qëllimi i gjashtë parcelave ndërmjet rrugëve Josif Janjiq dhe Braća Jugoviq do të ndryshohet nga banesa individuale në banim shumëfamiljarësh dhe numri i kateve do të rritet nga maksimumi katër në gjashtë.

Toka në qendër të qytetit përballë ndërtesës së komunës, e cila ka dalje në rrugën kryesore, nuk ka nevojë të konvertohet, sepse tashmë është e destinuar për banim shumëfamiljarësh, por edhe numri i kateve po ndryshon nga katër deri në gjashtë.

Ndryshime do të ketë edhe në pjesën e rrugës “Kosovska” në Komunën Kadastrale të Tërnocit të Madh, me heqjen e njërës rrugë anësore, e cila ishte planifikuar, por siç thotë Memeti po ndërtohej aty, kështu që tani vlerësohet se të gjitha amvisëritë kanë një kalim dhe rruga nuk është e nevojshme.

Me rastin e ndryshimeve të listuara, Departamenti i Urbanistikës që nga 15 gushti ka mundësuar inspektimin publik të draftit të planit të ri në ambientet e tij në Administratën Komunale gjatë ditëve të javës nga ora 11 deri në ora 13:00.

“Personat, autoritetet dhe organizatat e interesuara juridike dhe fizike, deri më 30 gusht 2022, mund të paraqesin komente dhe sugjerime për materialin e ekspozuar gjatë inspektimit publik me shkrim në Departamentin e Urbanistikës, përmes shkrestores në Administratën Komunale të Bujanocit”, thuhet në njoftim.

Më pas, më 31 gusht në ora 12:00 do të mbahet seanca publike e Komisionit të Planifikimit ku do të vendoset për ankesat e mundshme.

Drafti duhet të kalojë më pas në Këshillin Komunal dhe në fund në Kuvend.

Burimi: Bujanovaçke, Trupi Koordinues