Arkiva e lajmeve
                   

PJESËMARRJA E KOMUNITETEVE TË PAKICAVE NË INSTITUCIONE DHE REALIZIMI I TË DREJTAVE TË TYRE

23. shkurt 2010.

Qendra për demokraci dhe zhvillim të Serbisë jugore dhe agjensioni Regjional informativ JUGpress më 23 shkurtë ka organizuar tribunën ,,Kosova nga ana tjetër, qka pas konfliktit’’ ku tema kryesore ka qenë rëndësia e pjesëmarrjes së pakicave kombëtare në institucionet dhe realizimi i të drejtave të tyre në regjion. Në tribunë kanë folur kryetari i Trupit Koordinues së Qeverisë së republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ministri Milan Markoviq, ambasadori i Britanisë së madhe në Serbi, Stiven Worsworth, kryeshefi i misiont të OSBE-së në Beograd, Dimitrios Kiprios dhe sekrataresha e parë e ambasadës së SHBA-ve e njëherit kryeshefe e repartit politik, Debora Menuti. Në tribunë gjithashtu kanë marrë pjesë edhe politikanët lokal nga Bujanoci, kryetari i komunës, Shaip Kamberi, kryetari i kuvendit komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu dhe përfaqësuesit e organizatave politike serbe.

Kryetari i Trupit Koordinues Milan Markoviq në këtë tribunë theksoi se politika e Qeverisë së Republikës së Serbisë është e njohur mirë dhe se egziston vullneti i mirë që të gjithë përfaqësuesit relevant t’i kthehen ardhmërisë. Sipas fjalëve të ministrit Markoviq, prioritetet e Trupit Koordinues janë të rinjët e kësaj komune. ,,Gjërat shkojnë më ngadal se sa që duam ne, mirëpo ne jemi të përkushtuar në sendërtimin e besimit të plotë, integrimin dhe respektimin e të drejtave për të gjithë qytetarët. Unë nuk dua të besoj se të gjitha këto nuk mundë të arrihen’’. Ministri Markoviq ftoi për durim se të gjitha këto nuk mundet të arrihen aq shpejtë. ,,Nëse vazhdojmë të punojmë së bashku, jeta në Bujanoc pas disa vitesh do të jetë ashtu siq e kemi paramenduar ne’’, shtoi kryetari i Trupit Koordinues. ,,Ideja jonë është që të përmirësojmë shkollimin, të hapim fakultete, t’i integrojmë Shqipëtarët në institucionet republikane dhe Serbët në pushtetin lokal, ta përmirësojmë situatën ekonomike. Këto dy procese janë të lidhura ngushtë me njëri tjetrin dhe se do të ndikojnë në përmirësimin e stabilitetit. Veprimet tona duhet të jenë të kujdesshëm, dhe askush nuk ka të drejtë që partnerin tjetër ta bjerë në situatë të palakmueshme’’. Ministri Markoviq edhe njëherë përsëriti se është shumë me rëndësi që Shqipëtarët ta formojnë Këshillin Nacional të tyre duke falënderuar komunitetin ndërkombëtarë në mbështetjen e tyre konstante.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi, Stiven Worsworth, gjatë fjalimit të tijë potencoi se është bërë një përparim i konsiderueshëm në këto vitet e fundit, para së gjithash në infrastrukturë, dhe se ndër suksest më të mëdha është hapja e fakultetit në Medvegjë. Ambasadori falënderoi kyqjen më intenzive të Qeverisë së Republikës së Serbisë në krahasim me vitin 2006. ,,Qeveria e re ka bërë përmirësim në Serbinë jugore. Kjo nuk do të thotë se të gjitha problemet janë zgjidhur. Duhet të kemi durim edhepse njerëzit kërkojnë punë dhe presin prosperitet’’,  ka thënë Worsworth, i cili sikurse edhe ministri Markoviq potencoi se stabiliteti i plotë politik ka rëndësi esenciale. ,,Formimi i Këshillit Nacional ka një rëndësi të madhe. Dëshirojmë që sa më tepër qytetarë të marrin pjesë në formiin e Këshillit Nacional, që të regjistrohen dhe të votojnë. Në mënyrë që Këshilli Nacional të punojë, ai duhet ta ketë mbështetjen e një numri sa më të madh të qytetarëve. Disa thonë se formimi i Këshillit Nacional nuk është zgjidhje e mirë. Ajo tash nuk është me rëndësi, procesi ka filluar dhe se është me rëndësi formimi i këtij Këshilli’’, tha në fund ambasadori i Britanisë së Madhe.

Kryeshefi i OSBE-së në Beograd, Dimitros Kiprios deklaroi gjithashtu se në Serbinë jugore është bërë një përmirësim i dukshëm duke potencuar edhe problemin e TV Preshevës, hapjen e fakultetit në Medvegjë, studion e vizibilitetit për hapjen e shkollave të larta në Preshevë dhe Bujanoc. Kiprios, sikurse edhe bashkëbiseduesit e mëhershëm, ftoi në formimin e Këshillit Nacional të Shqipëtarëve. Këtë e potencoi edhe Debora Menuti, sekretaresha e parë e njëherit edhe kryeshefe e repartit politik pran ambasadës së SHBA-ve në Beograd. ,,Ky institucion ka rëndësi të konsiderueshëm, e sidomos për fëmijët e juaj sepse do t’i zgjidhin problemet nga sfera e informimit, përdorimit zyrtarë të gjuhës dhe shkrimit, kulturës, arsimit dhe të ngjajshme. Ky është rasti për prindërit që t’i ndihmojnë fëmijët e tyre’’, theksoi Menuti duke potencuar se formimi i Këshillit Nacional është një dëshmi e pjekurisë politike dhe stabilitetit në regjion. ,,Formimi i Këshillit Nacional do të ndikojë në zhvillimin e konomik sepse stabiliteti do t’i tërhjekë investitorët’’, tha më në fund Menuti.

Kjo ka qenë tribuna e pestë të cilën tradicionalisht e organizon Jug Press.