Arkiva e lajmeve
                   

PETROVIQ: NUK KA PASUR ASNJË NGORDHJE NGA SËMUNDJA E „GJUHËS SË KALTËRT“

4. shtator 2014.

Drejtori i Institutit Specialistik të Veterinarisë në Nish, Millosh Petroviq ka thënë se deri më tani nuk ka pasë ngordhje të kafshëve shtëpiake nga sëmundja e „gjuhës së kaltërt“ e cila është laboratorisht e vërtetuar në komunën e Medvegjës në fshatrat Gërbavç dhe Ravna Banjë.

Rreth dyshimit se bëhet fjalë për sëmundjen e „gjuhës së kaltërt“ Insituti Specialistik i Veterinarisë, kanë lajmëruar nga Stacioni i Veterinarisë në Laban, ka treguar Petroviq dhe tha se menjëherë sipas kësaj informate shërbimi epozootialistik, inspeksioni veterinarik dhe veterinarët nga Lebani kanë vizituar tufën e deleve dhe fotografia klinike e kafshëve ka treguar praninë e sëmundjes.

 „Shkaqet janë dërguar në laboratorin e referencës në Institutin Kombëtar për Veterinari në Beograd, për shkak të testimit dhe sëmudja u vërtetua“, tha Petroviq dhe theksoi se të gjitha shërbimet kompetente kanë qenë të gatshme që me kohë të intervenojnë, sepse sëmundja vetëm se ishte prezente në rajon në Greqi, Maqedoni, Bullgari dhe Rumuni.

Enti për Veterinari ka sjell udhëzim rreth mënyrës së zbatimin të monitoringut në sumundjen e „gjuhës së kaltërt“ në hapësirat e institutit specialistik të veterinarisë në Nish dhe Zajeçar ku dhe gjendet zona e rrezikut.

Me monitoring është paraparë përcjellje aktive ndaj gjendjes shëndetësore të kafshëve, testim serelogjik, virusal dhe entomonologjik, ku dhe gjithë kjo ka zbuluar këtë sëmundje.

Pronarëve është udhëzuar që kafshët shtëpiake t’i mbajnë në objektet ku do të jenë të mbrojtura nga mushkonjat të cilat bartin sëmundjen, që në objekte të vendosin rrjete mbrojtëse, që t’i trajtojnë në mënyrë adekuate plehërat dhe burimet e ujit dhe që të përdorin mjete të cilat sprapsin mushkonjat. Petroviq ka theksuar se te kafshët e infektuara është e pranishme fotografi e dobët klinike.

Burimi: Trupi Koordinues dhe Tanjug