Arkiva e lajmeve
                   

PESHKOPI I NISHIT NË KOMUNËN E MEDVEGJËS KA PARALAJMRUAR RENOVIMIN E KISHËS

30. nëntor 2017.

Medvegjë – Madhështia e tij episkopi i Nishit zotëriu Arsenie ka vizituar komunën e Medvegjës, dhe me këtë rast ka biseduar me kryetarin e komunës Nebojsha Arsiq, rreth detyrës së përbashkët të Kishës, shtetit dhe shoqërisë që ta mbaj banorët në këto hapësira.

Pritja e episkopit Arsenie është organizuar në kishën e Shën Vaynesenja Gospodnjeg në Medvegjë, dhe aty ka biseduar rreth famullit me priftërinjtë, besimtarët dhe fëmijët, ka premtuar që do t`i bëjë gjithçka që besimtarët në këto hapësira ta mbajnë fenë dhe ka shtuar se detyra e tyre kryesore është renovimi i kishave egzistuese.

Pas vizitës në Medvegjë, Vlladika Arsenie ka vizituar Kishën e Shën profetit Ilije në Banjë të Sijarinës, Manastiri rus në Mërkonjë dhe vendi në Gazdarë në të cilin të ndërtohet kisha e re, për të cilën komuna e Medvegjës ka ndarë 2 milionë dinarë.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues